LAJM I FUNDIT/ Takimi i Presidentit me aleatët opozitarë, Meta: Shembja e Teatrit, provokim për demokracinë. Opozita e Bashkuar të…
LAJM I FUNDIT/ Takimi i Presidentit me aleatët opozitarë, Meta: Shembja e Teatrit, provokim për demokracinë. Opozita e Bashkuar të…
21 maji 2020
Presidenti Meta pret në takim kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar
Zbardhen detaje nga takimi i sotem i Presidentit te Republikës Ilir Meta me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar. Takimi u zhvillua pas kerkeses se Metes, dhe u mbajt ne Pallatin e Brigadave.
Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19.
Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.
Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Gazeta Panorama