Lajm i hershem, por aktual: – KÇK-ja i hyn tregtisë: Ja çfarë shkruhet në vitrinën e këtij dyqani në Tiranë
Lajm i hershem, por aktual: – KÇK-ja i hyn tregtisë: Ja çfarë shkruhet në vitrinën e këtij dyqani në Tiranë
2020
Ironi, marketing apo thjesht diçka për të tërhequr vëmendjen në këto ditë ku të gjithë mendojnë veç rreth koronavirusit dhe situatës në vendin fqinj.
Një nga bizneset në Tiranë ka gjetur një mënyrë tepër origjinale për të njoftuar mbylljen e dyqanit, me anë të një posteri, që nuk mund të rrijë pa tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.
“Dyqani mbyllet, KÇK, Kap ça t’kapësh”, shkruan posteri në xhamin ballor të dyqanit, vendosur në zonën e Bllokut.
Qeveria mesa duket ka frymëzuar bizneset të bëjnë promocione kreative, në një situatë ku miratimi i paketës “Anti-KÇK” ngjalli jo pak polemika.
Epo në këtë rast po na leverdis “të kapim ça t’kapim”, për sa kohë zbatojmë ligjin dhe rregullat e blerjes në dyqan.
Dita