Lajm I hidhur per artin. – U nda nga jeta Josif Droboniku.
Lajm I hidhur per artin
Nga: Anastas Kostandini – Taso
Sot ne mengjes mesova qe shoku im i dashur , artisti i shkelqyer , piktori Josif Droboniku nderroi jete . Lajmi me erdhi nga Fieri , qyteti i tij . Ndjehem shume i tronditur nga humbja e tij , pasi nuk do te flas me me nje shok fort te dashur te zemres . Arti Shqiptar , papritmas nuk ka me nje monumentalist gjenial e lavderonjes te kombit dhe Zotit . Nuk kam njohur artist me sipermarrje aq te larte dhe aftesi krijuese dhe ekzekutuese si te tij . Arti dhe mjeshteria u bene nje ne vepren e tij monumentale . E veshtire te gjej fjale ngushelluese per Liljanen , gruan dhe bashkepuntoren e tij . Per vajzat e tij gjithashtu qe humben para kohe dhe papritmas babain e tyre te dashur . Ne shoket e tij kemi humbur njeriun me vital dhe pasionant te shoqerise tone te vjeter dhe te re . Zoti e lavderofte shpirtin dhe artin e tij .
Anastas Kostandini publikon dhe fotot e periudhes te studimeve me Josifin.
Pershendetje Taso!
Po me vjen shume keq per lajmin e hidhur te humbjes se shokut tone me te mire, artistin e palodhur qe aq mire ti e ke pershkruar, Josif Droboniku!
Ngoshellimet e mia, shoqes dhe bashkepuntores se tij, artistes Liljana, familjes , miqeve dhe gjithe shoqerise se Tij!
U prefshe ne Paqe Josif!