Lajm na Arkivi, shkurt 2018. -Rrezikohet Kalaja e Gjirokastrës. Ja si është çarë muri! –
Lajm na Arkivi, shkurt 2018. -Rrezikohet Kalaja e Gjirokastrës. Ja si është çarë muri! –
10 Shkurt, 2018
Kulla Jugore e kalasë së Gjirokastrës është duke thelluar çarjen e evidentuar të paktën 12 vite më parë. Janë të paktën 3 çarje në strukturën e kullës, por ajo e pozicionit ballor, është duke u zgjeruar me shpejtësi.
Edhe pse çarja mbi këtë kullë duket qartësisht më e ngushtë që nga data 18 janar e deri më sot, drejtori rajonal i Monumenteve të Kulturës Albert Kasi tha, se çarja është thelluar vetëm me 1 cm në 15 vitet e fundit dhe se situata nuk është e rrezikshme.
Studio italiane Torresi që realizoi në vitin 2006 Studimin e Riskut Sizmik për Gjirokastrën e prezanton situatën të vështirë dhe zonën rreth kështjellës si një territor me risk sizmik të nivelit 3 dhe 4 që tregohet me ngjyrë të kuqe në hartën e asaj periudhe.
Raporti rekomandon masa për reduktimin e riskut, por asnjë ndërhyrje nuk ka ndodhur pas këtij studimi. Më 18 Janar shembja e një masivi dheu pikërisht nën kullën Jugore alarmoi një pjesë të specialistëve për një aktivizim të ri të lëvizjes së shkëmbinjve që mund të prishin ekuilibrin statik të gjithë shpatit, por zyrtarisht nuk ka asnjë vlerësim për këtë situatë të re./a.f