“Lajm tronditës”/ Poli Hoxha reagon për masat ndaj dy gazetarëve: – Media ka shumë probleme, por ky është një..
25 Nentor 2024
Në një emision televiziv, gazetari Poli Hoxha u shpreh se masat e dhëna për dy kolegët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, jo vetëm që nuk është një lajm i mirë por është një lajm tronditës.
“Lajmi i sotëm në një far mënyrën ndryshon historinë e punës së SPAK nga një pikëpamje por të gjithë peizazhit të krijuar deri tani. Unë e kam thënë shpesh që ne si media kemi shumë probleme por dalja e këtyre emrave është një lajm shumë i keq. Unë shpresoj që të mos jetë kështu sikurse duket po pavarësisht punës së SPAK nuk mund të hidhet poshtë puna dhe kontributi i Artan Hoxhës si gazetar me më shumë eksperiencë por dhe të kolegut tjetër Qyno.”