Lajmi I FUNDIT: – “Çmendet” sërish nafta, në Tiranë kap edhe çmimin rekord 265 lekë për litër
Lajmi I FUNDIT: – “Çmendet” sërish nafta, në Tiranë kap edhe çmimin rekord 265 lekë për litër
Nga OraNews
8 Mars 2022
… “Kujtojmë se më herët ditën e sotme kryeministri Rama dhe ministrja Balluku ngritën duart lart për këtë situatë, duke ia vënë fajin luftës dhe duke sugjeruar që të përdoret më pak makina dhe të ecet më shumë në këmbë”.
Ndërkohë që kryeministri Rama “ka larë” duart nga rritja e çmimit të naftës në vend dhe paralajmëroi për rritje të tjera, një karburant në kryeqytet e ka çuar çmimin në rekord.
Kështu, një karburant në zonën e “Kodrës së Priftit” e tregon naftën dhe nënproduktet e saj me një çmim rekord prej 265 lekësh.
“Kurseni naftën, ndizni dritat një orë me vonesë” Rama e Balluku tregojnë planin, pranojnë skenarin e kufizimeve
Lidhur me këtë situatë çmimesh të paprecedente ka pasur edhe protesta sporadike nga qytetarët, ndërsa shumica e tyre ankohen për çmimet tepër të larta.
Kujtojmë se më herët ditën e sotme kryeministri Rama dhe ministrja Balluku ngritën duart lart për këtë situatë, duke ia vënë fajin luftës dhe duke sugjeruar që të përdoret më pak makina dhe të ecet më shumë në këmbë.