![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/policia-naten-1.jpg?fit=640%2C371&ssl=1)
Lajmi i fundit – Qëllohet me armë zjarri patrulla e policisë në Tiranë
13 Shkurt 2025
Një i ri ka qëlluar me armë zjarri, mbrëmjen e së enjtes, në drejtim të patrullës së policisë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rinasit.
“Policia e Tiranës kishte informacion për një person të armatosur në këtë zonë. Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët e Tiranës organizuan operacionin për kapjen e tij. Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.
Fatmirësisht nuk ka efektivë të lënduar. Pas kësaj policia ka arrestuar autorin. I riu i cili është arrestuar nga policia është person me precedent penal të mëparshëm”, raporton gazetari Igli Çelmeta.