7 Shkurt 2025

Meteorologia zbuloi sesi do të jenë kushtet e motit gjatë 14 shkurtit, ditës së të dashuruarve, që sipas saj, do të jetë me diell dhe temperatura të ulëta.

Kanë munguar reshjet gjatë muajit shkurt. Do të vijojnë të mungojnë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi fare reshje. Presim 3 ditë me reshje, të cilat do të bien mes datave 18-22 shkurt. Ndërsa deri në datën 18 prezenca e reshjeve është e papërfillshme, afatshkurtër dhe jo në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat do të jenë të ulëta në ditët në vijim.

Kemi temperatura -4, -5, por edhe -6 dhe -7 gjatë ditëve në vijim. Kemi vetëm një ngrohje krejt të lehtë dhe të përkohshme gjatë datave 15-17, gjë e cila sjell një 2-3 ditor me reshje më pas. 14 shkurti do të jetë me diell dhe i ftohtë, ashtu si ka qenë në 90 % të 14 shkurteve që unë mbaj mend.

Unë besoj se në orët e mesditës, shtuar edhe nxehtësinë që shton dita e të Shën Valentinit, do mund t’i heqim xhupat fare në mesditë. Jo vetëm në vlerat minimale, por edhe orët e mesditës nuk do të sjellin një ndryshim shumë të madh. Në ditët e fundit të shkurtit termometri shënon sërish rënie të vlerave termike. Shkurti përmbyllet me temperatura më të ulëta sesa të paktën në këto 5 vitet e fundit”, tha meteorologia.