Lajmi mire – Omicron drejt një rënie të shpejtë në SHBA dhe Britani
Lajmi mire – Omicron drejt një rënie të shpejtë në SHBA dhe Britani
12 JANAR 2022
Shkencëtarët kanë vënë re se vala alarmante Omicron e Covid-19 mund të ketë arritur kulmin në Britani dhe se kjo gjë pritet të ndodhë dhe në SHBA, e si pasojë pritet ulje dramatike e infeksioneve.
Arsyeja është se varianti Omicron ka rezultuar kaq shumë ngjitës saqë tashmë mund të mos ketë më njerëz për të infektuar.
“Rastet me infektime nga Omicron do të ulen me ritme të shpejta, ashtu sikur edhe u përhapën”, tha Ali Mokdad, profesor i shkencave të në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, SHBA.
Ndërkohë ekspertët thonë se është ende e pasigurt se si do të zhvillohet faza e ardhshme e pandemisë.
Sipas parashikimit të Universitetit të Uashingotonit, rastet ditore në SHBA do të arrijnë pikun deri më 19 janar me 1.2 milionë raste në ditë dhe prej kësaj pike do fillojnë të ulen.
Ndër të tjera Mokdat thotë se sipas llogaritjeve të universitetit, numri real i infeksioneve në SHBA, një parashikim që përfshin edhe njerëzit që nuk kanë bërë tamponin, mund ta ketë kapur tashmë shifrën e 6 milionë rasteve më 6 janar.
Në Britani ndërkohë, rastet kanë filluar të bien, në rreth 140 mijë në ditë për javën e fundit, nga mesatarja ditore me mbi 200 mijë në fillim të janarit, sipas të dhënave zyrtare.
Numrat nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar këtë javë tregojnë se pranimet në spitalet e Covid për të rriturit kanë filluar të bien, me rënie të infeksioneve në të gjitha grupmoshat.
“Ne po shohim një rënie të lokalizuar të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar,” tha Dr. Paul Hunter, profesor i mjekësisë. në Universitetin Britanik të Anglisë Lindore.
Gazeta Shqip