“Lamtumirë! Lavdi Ukrainës!” – Dy 16-vjeçarët vdesin pas përleshjes me rusët, mesazhi i fundit
27 Qershor 2023
Një video e rëndë ka ardhur nga Ukraina, ku shfaqen dy adoleshëntë 16-vjeçarë, të cilët thonë fjalët e fundit, përpara se të vriten nga uishtria ruse.
Sipas mediave të huaja, dy djemtë u vranë në një shkëmbim plumbash me forcat ruse në qytetin e pushtuar të Berdyansk.
Një prëeh tyre, i identifikuar si Tihran Ohannisian, shfaqet në video i plagosur dhe i gjakosur duke thirrur ‘Lamtumirë! Lavdi Ukrainës!’ ndërsa shtrëngoi një kallashnikov dhe pranoi fatin e tij pas një përleshjeje me dy rusë, të cilët ai tha se ishin qëlluar me armë.
Pamjet e Tihranit duke iu drejtuar një kamere janë bërë virale në internet ku ai dhe një shok klase, Mykyta Khanhanov, u lavdëruan për trimërinë dhe heroizmin e tyre.
“Dy rusë me siguri, kjo është vdekje, djema. Lamtumirë! Lavdi Ukrainës!”-deklaron djali me krenari teksa ngriti grushtin në shenjë solidariteti.
Forcat ruse në Berdyansk të pushtuar thanë se dy 16-vjeçarët ishin vrarë të shtunën. Ata pretenduan se djemtë kishin vrarë një civil pasi i etiketuan ata “terroristë pro-ukrainas”.
Gazeta Shqip