“Larg duart nga Kosova”, tjetër mesazh kundër Ramës, ne Arena
“Larg duart nga Kosova”, tjetër mesazh kundër Ramës
Nga: Gazeta Telegraf
17 Nëntor, 2019
E kishte programuar si një mbrëmje feste dhe propagande, që mendonte se do i rrinte pikët para shqiptarëve, por sfida e parë në stadiumin e ri, Shqipëri-Francë, është shndërruar në një makth të vërtetë për kryeministrin Edi Rama.
Pas thirrjeve masive “Rama ik”, tifozët shqiptarë i bënë një tjetër surprizë shefit të qeverisë.
“Hiqi duart nga Kosova”, ishte mesazhi i rradhës i tifozëve për kreun e Rilindjes.
Nuk duhet harruar se, Rama është investuar publikisht për ndarjen e Kosovës dhe se fundmi tërhoqi mbi vete kritikat e të gjithë kryeministrave kosovarë për Mini-Shengenin Ballkanik.