Largimi i Alibeajt/ Bejko: – Dikush brenda PD-së po ‘luan fijet’
18 Maji 2023
Dorëheqja e Alibeajt, Bejko: S’na njoftoi, të ikë urgjent! S’ka mbledhje kryesie se dikush që ‘luan fijet aty’ nuk njoftoi! Të nisim menjëherë riorganizimin
Roland Bejko thotë se dorëheqja e Enkelejd Alibeajt ishte e papritur për të pasi nuk ish kryetari tashmë nuk e kishte diskutuar me askënd. Bejko tha në ‘Studio Live’ në Report Tv se nesër nuk do të ketë një mbledhje kryesie pasi nuk është njoftuar askush. Ai la të kuptohet se dikush e kishte bërë me qëllim diçka të tillë.
“Z. Alibeaj nuk e ka diskutuar me askënd dorëheqjen. E ka dhënë vetë. Duhet ta bënte diskutimin, më tha që ‘nëse do ta flisnim ju do të ndikonit të ndërroja mendjen’. Nuk ka një njoftim për mbledhje kryesie. Nuk është bërë njoftimi nga një sekretar aty që është në parti. Seç po luhet aty. Njoftimi nuk është bërë dhe s’ka mbledhje nesër. Kjo më duket e padrejtë.
Dorëheqja e Alibeajt ka ndikuar jo pozitivisht pasi na gjeti të papërgatitur neve që jemi në vijën e parë të zjarrit. Dorëheqja zhvendosi debatin, sepse tema e ditës duhet të ishte ajo e Berishës nga pala tjetër që kishin si objektiv fitoren. Ai dështoi në mënyrë të plotë, tha që gjoja do të mbronte votat e shqiptarëve dhe do të fitonte.
Gjithsesi z. Alibeaj është një personazh me karakter dhe zbatoi vendimin e Kryesisë së PD që menjëherë pas zgjedhjeve i mbaronte mandati Alibeajt dhe niste ristrukturimin”, tha Bejko.
Ai bëri thirrje që riorganizimi i PD të nisë urgjent.
“Atij që i lëviz fijet në PD që një orë e më parë të nisin procesin në PD. Procesi të drejtohet nga një grup kolegjial dhe jo nga një individ. Demokratët të bashkohen dhe të vijnë”, u shpreh Bejko.
Gazeta Sot