Largohet i nxehti afrikan, stuhitë mbërrijnë në Europë, kthesa e madhe që pritet të marrë moti pasditen e sotme
27 KORRIK 2022
Ajri më i freskët do të bëjë hyrjen e tij në Itali dhe përzierja me ajrin e nxehtë paraekzistues do të gjenerojë
reshje të forta shiu dhe stuhi.
Vapa e madhe i ka orët e numëruara, të paktën në disa rajone në Itali. Anticikloni afrikan Apocalypse
4800 do të nisi goditjet nga Evropa Veriore.
Para së gjithash emri i anticiklonit nuk është dhënë rastësisht, në fakt, 4800 tregon lartësinë e pazakontë
që ka arritur zero termike në ditët e fundit, domethënë lartësinë në të cilën temperaturat 0 ° C janë
regjistruar në atmosferë të lirë, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë kaq lartë. Rajonet më të prekura nga
dukuritë do të jenë ato veriore.
Nëse mëngjesi kalon me mot të mirë, pasditja do të bëhet skenë e shumë stuhive, fillimisht në Alpet e Italisë.