Laterkuli unik nga Cërca e Istogut

NGA: HAXHI MEHMETAJ

23 GUSHT 2020

Mbishkrimi  i Laterkulitnë përkthim të lirë është ky: Më fat gurë themeli i banjës së Labanonit. [ E ngriti ] Tenouo. Ai njëherazi dëshmon për ekzistimin e vendbanimit Labanon,të cilin e mbante ky vendbanim i antikitetit, pararendës i Cërcës së sotme. mund të datohet në antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit.

Gjatë punimeve bujqësore në vendin e quajtur “Arat e Njoma “ në Cërcë të Komunës së Istogu, brenda vendbanimit të periudhës së antikitetit të vonë, para afro njëzet vitesh u gjet një Laterkul, tullë e vogël dyshemeje, i pari i këtij lloji në Kosovë. Vendbanimi shtrihet rrëzë maleve të Moknës, në një ambient të bukur bujqësor dhe blegtoral, pranë trasesë së rrugës antike Mirtrovicë – Pejë.

Laterkuli është punuar nga argjila e ngjyrës së kuqe. Ka përmasa 26 x 26 x 7cm.Mbi sipërfaqen e sheshtë, të njomë e të lëmuar para pjekjes, me dorë të lirë, në pesë rreshta horizontal, me një shkrim të shpejt në latinishte vulgare është shkruar mbishkrimi:

L A T e r c u l i

I N B a l n e o

L a b a n o n

T e n o u o

F e l i c i t e r

Tri shkronjat e para te rreshtave një dhe dy, sikurse edhe nistoret e rreshtave katër, pesë dhe gjashtë, janë shkruar më shkronja të mëdha, ndërsa shkronjat tjera janë shkruar më shkronja të vogla. Lartësi e shkronjave lëviz nga 3 deri në 5cm, ndërsa thellësia nga 1 deri në 2mm. Fjala është për mbishkrim përkushtimi të shkruar më rastin e inaugurimit të një banje, të ngritur sipas gjasave për punëtorët e punishtes së tullave. Mbishkrimi i Laterkulitnë përkthim të lirë është ky: Më fat gurë themeli i banjës së Labanonit. [ E ngriti ] Tenouo. Ai njëherazi dëshmon për ekzistimin e vendbanimit Labanon, të cilin e mbante ky vendbanim i antikitetit, pararendës i Cërcës së sotme. Mbishkrimi mund të datohet në antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit.( Krahaso librin: H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës e komunës së Istogut, Prishtinë 2016,f. 54.fig.42.).