Lavdrim Bruka – Emërohet drejtori i ri i hidrocentralit të Fierzë. –
Lavdrim Bruka – Emërohet drejtori i ri i hidrocentralit të Fierzë. –
17 Korrik, 2018
Lavdërim Brukës i besohet nga sot drejtimi i hidrocentralit më të madh të vendit, atij të Fierzës.
Bruka mësohet të jetë prezantuar sot si kreu i ri i Hidrocentrali të Fierzës duke marr drejtimin e një prej veprave të rëndësishme në vend.
Inxhinieri i njohur prej pesë vitesh drejton projekte në hidrocentralin e Fierzës që kanë sjellë një sërë ndryshimesh të rëndësishme në infrastrukturë.
Për vetë Brukën emërimi ka qenë një surprizë pasi ai nuk kishte ambicie dhe as nuk priste një vendim të tillë.
Lavdërim Bruka me profesion inxhinier hidro-teknik renditet ndër inxhinierët më të mirë në Shqipëri, ndërsa është autori i dhjetëra projekteve cilësore në vendin tonë.