– 16.06.22
Ka degraduar debati mbrëmjen e djeshme në “Open” mes zv/ministrit të Financës Besart Kadia dhe pedagogut dhe aktivistit Arlind Qori.

Në diskutimin për protestën kundër rritjes së çmimeve, të dy të ftuarit u përballën me njëri-tjetrin duke kundërshtuar, por nuk vonoi kur kaluan në ofendime personale.

Më herët Qori iu drejtua Kadisë duke i thënë se: “ti je injorant me diplomë”, ndërsa pak më vonë në bisedë, Kadia iu drejtua me epitetin “qorri”, teksa komentoi edhe veshjen e tij.

PJESË NGA DEBATI:

Besart Kadia: Le të bëjnë protesta sa të duan ‘qorrët’ e zotit Qori, por të thuash që për këtë arsye duke qenë ‘qorri’ në krye të bordit do marrim vendim të saktë, nuk e marrim dot se nuk merr vesh dot ‘qorri’ nga kjo punë

Arlind Qori: Se je për gjynah, hiqi komplekset (qesh)

Besart Kadia: Hiqi syzet që të shohësh më mirë

Arlind Qori: O vlla që në klasë të parë nuk kam parë rob si puna jote (qesh)

Besart Kadia: Ngaqë është shumë serioze e bëra qesharake

Arlind Qori: Hiqi komplekset, fol me arsye, ruaji ato pak mend që ke

Besart Kadia: E bëra qesharake për tu bashkuar në valën mendore tënde

Arlind Qori: Mirë, mirë

Besart Kadia: Të vish me këtë bluzë për të folur për inflacionin nuk të shkon

Arlind Qori: Po më bluzën time ç’ke? Çlidhje ka bluza ime

Besart Kadia: Nga miniera mund të vish kështu, por nuk vihet me T-shirt me, po jo pedagog të vish kështu në studio se do të kishte respektuar dhe qytetari

Arlind Qori: Qytetari? Hajdutin me kollare e respekton ë? Njeriun e ndershëm me bluzë e ofendon?!

Besart Kadia: Në botën e qytetëruar kështu janë standardet dreqi ta hajë

Arlind Qori: Kjo është kultura jote që s’merr vesh nga kultura

Besart Kadia: Vishu pak mirë kur vjen në studio

Arlind Qori: Ta kam lënë ty, unë merrem me gjëra të tjera.. Po turpëron dhe shefin tënd, lere veten, ja kolegu yt këtu ty është në siklet i ziu duke të dëgjuar se nuk po turpëron veten. /BW

Nga Gazeta Shqiptare