“Le të ketë vëllavrasje” , ish-deputeti i PD publikon foton me dy djemtë me mesazhin për Ramën: Gjyshi im ndaloi Haxhi Qamilin në Elbasan, i yti ishte shofer; –
“Le të ketë vëllavrasje” , ish-deputeti i PD publikon foton me dy djemtë me mesazhin për Ramën: Gjyshi im ndaloi Haxhi Qamilin në Elbasan, i yti ishte shofer; –
Jun 27, 2019
Ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi i është përgjigjur sulmit të Kryeministrit Rama, i cili një ditë ma parë gjatë mitingut në Elbasan, e ka quajtur atë si “veshgjatë”, “injorant”, “deformim natyror”, etj.
Por Bylykbashi i është përgjigjur sot në mënyrë ironike, duke publikuar fotot me dy djemtë e tij.
Ai thekson se pas sulmeve që i bëri dje në Elbasan ja la djemtë pa martuar. Ndërkohë që në mesazhin e tij, ish-kreu i PD-së së Elbasanit ka theksuar se gjyshi i tij kishte ndaluar Haxhi Qamilin në Elbasan, ndërkohë që gjyshi Edi Ramës ishte thjesht shofer.
“Marlindi sot ka Ditëlindjen! Mbush 14 vjeç! Ç’më bëre zoti Rama! Me le dy djemtë pa martuar! Kush i merr me këta, pas atyre qe the dje për mua!!
Po me ke mërzitur nenen! E di si me tha? Te kam te parin dhe te kam bere me gjithë dëshirën e nje nene!! Po c’pune ke ti me Haxhi Qamilin?!
Se, qe ta dish, kur Haxhi Qamili erdhi ne Elbasan, qëlloi qe Kryetar Bashkie ishte im stergjysh, Hysen Hastopalli! Do ta rrihnin ne xhami, por ai nuk e dorezoi Bashkine e Elbasanit! E gjeten te papërgatitur.., sa erdhën burrat e Shpatit me arme nga Busheku, bashke me djemte dhe nipat e vet!
Po nga ti dish ti, keto punët e Historisë se Shqipërisë! Kur ai i joti ishte shofer, ky i imi kishte dy makina!
I thashe nenes: Do ti them te na sjelle Zahon, ca dite tek shtepija jone… Thuaji.., me tha! Do tja mbaj si djale Kryeministri! Kjo i di mire keto pune, se per vete eshte rritur me sherbetore…
Po une e kam hallin tjeterkund! Do ti ve te tre, te bejne nje xhiro ne bulevard, ti shohe Elbasani! Mbase ju hapet fati pastaj!
Meqe ra fjala, ti e di ku e kam hallin une! Shikoje dhe nje here, ate punen e dates 30!! Ke mbetur vetem, prandaj bertet! Dje ne Elbasan, ishim me shume se ju!! Po nuk kishim karrige te rrinin ulur!
Perndryshe…, une e di.., burgu me pret!! Po ty??”, thekson Bylykbashi.
Gazeta Panorama