Leart Vasili: – “Kur u bë mbret një kapter nga Mati pse mos bëhet Rama?”.

Nga Ilir Demalia

Demalia-laert-vasili

Vasili si orë poetike e Rilindjes në skenën e Spartakidës së Ndërmarrjeve në kohë të komunizmit.

Në emisionin e parafundit të 360 grade në Ora News, Laert Vasili, tashmë i shpallur haptas dhe me “krenari” si gramafon i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe KM-së Edi Rama, për të marr ndoshta postin e drejtorit Teatrit Kombëtar, a ndoshta… pak rëndësi ka, por rëndësi ka që është bërë si Spiropali mediatik i Ramë-Velisë.

Pasi citon poezitë e Naimit, Ta-ta e ti-ti-ti siç i quante vargjet e Naimit, Enciklopedia që ecte me dy këmbë Faik Konica, ambasador i mbretërisë ne USA, kë kemi sot?!…. emrat nuk ja di kush, njerës I thonë e bija shkrimtarit të oborrit! Vasili kujton se bën politike! Në Amerikë kjo quhet cocksucker-i.

Pasi Agim Nesho tha, -se me këtë fuqi që ka mbledhur Rama, mund të shpallet dhe mbret! Vasili u gjegj, – Kur u bë mbret një kapterr nga Mati pse mos bëhet Rama?!

Komentet për cocksucker-inë e Vasilit këtu janë të teperta, pasi ai, jo vetëm e do Ramën në pushtet absolut, por e do ta shpallë dhe mbret. Imagjinoni se me çfarë psiqike ke të bësh në këtë rast, aq më tepër kur ky njeri e quan veten artist dhe intelektual. Skllav e bir skllavi po., që do të thotë, pa independence dhe pa integritet mendimi, por vetëm si lavjerres pushteti si paaftësi për të qenë I lirë siç dhe është vete arti vërtetë. Për dijeni, Vasilit, Gjyshi Ramës ka qenë shofer ke mbreti por jo kapterr….

Vasili, në qoftë se do kishte lexuar sado pak histori siç dhe pretendon, jo ate të PPSH-së, duhet të kishte mësuar sadopak, se Ahmet Zogu nuk u be mbret nga kapterr por:

Vinte nga dy familje të mëdha dhe me influencë të kohës në historinë dhe zhvillimet historike-shoqërore të vendit. Nga i jati ishte i biri Xhemal Matit feudit të Matit. Nga e ëma ishte Toptanase, familje tjetër me influence në politike dhe zhvillimin e qytetit Tironës dhe Shqipërisë së mesme.

Mbas vdekjes së të atit, Ahmet Zogu, u bë guvernator i Matit. Në 1912 është nënshkrues i Pavarësisë si përfaqësues i Matit, ku ishte vetëm 17 vjeç. Në Luftën I Botërore u rreshtua krah Austro Hungarise, pra, kah perëndimi, ose siç e qujmë sot ka integrimi europian.

1920-21 Guvernator i Shkodrës. Ne 1921 në moshën 26 vjeç u be ministër i brendshëm dhe më pas kryekomandant i Forcave të Aramtosura Shqiptare. Në 1925 nga Asambleja Kushtetuese u zgjodh President dhe më 1927 po nga Asamleja u shpall mbret. Ku e pa kapterrin Vasili? Apo e ka ngatërruar me lalën Kros që në “mbretërine” e Ramës e luan Laerti. Proçesi mosnjohjes nuk justifikon injorancën politike.

Në këtë rast, po i vendos Vasilit edhe një poezi që ka bërë liriku më i madh shqiptar Lasgush Poradeci për mbretin Zog i I, por kur nuk shkruajti një gërmë për diktatorin Hoxha e as për partinë e tij.

Nga Lasgush Poradeci

Mbretin Zog :

“Tungjatetuni Sqiptaré
Mblidhni toké me fis e faré
Se ka lindur Zog i paré
Zog i paré pa té ngjaré
Zog i shkabés krah shkruar
Se sa lart ke fluturuar
Zbret nga Zoti i lavduruar
Me flamurté kuq né duar
C’u mbush mali me kémboré
C’u mbush dasma me dasmoré
Hej!dasmorét anemmbané
Paskan pruré njé kuroré
Mbret!qé té pat lindur Mati
Me kuq zi kuq pika loti..
Bijt e Shqipess qémoti
Siç ka urdhénuar Zoti
(Gazeta e Re No.284,9 Tetor 1929)