L’echo de Paris (1925) . – Vajza e madhe e Tolstoit po qëndron në shtëpinë e aktorit të famshëm Aleksandër Moissi, në Vjenë
L’echo de Paris (1925) . – Vajza e madhe e Tolstoit po qëndron në shtëpinë e aktorit të famshëm Aleksandër Moissi, në Vjenë
Nga Aurenc Bebja*, Francë
Gazeta “L’Echo de Paris” ka botuar, të shtunën e 25 prillit 1925, në faqen n°4, një shkrim në lidhje vizitën e vajzës së madhe të shkrimtarit të famshëm rus, Tolstoit, tek aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Vajza e madhe e Tolstoit
“Vajza e madhe e Tolstoit, Tatiana, gjashtëdhjetë vjeçare, pasi u prit në Pragë nga Presidenti Massaryk, sapo ka mbërritur në Vjenë, ku po qëndron në shtëpinë e aktorit të famshëm Aleksandër Moisi, një admirues i babait të saj.
Ajo do të japë, sipas “Observer-it”, një konferencë në frëngjisht. Tatiana po përgatit, në bashkëpunim me Muzeun Tolstoi, një botim të plotë, në gjashtëdhjetë vëllime, të veprave të babait të saj.
Vejushë e një personaliteti të lartë rus, A. Suchotin, i cili vdiq nga pikëllimi gjatë luftës, Tatiana, e cila nuk dëshiron të përfitojë asgjë nga shitja e veprave të Tolstoit (babait), ndan me katër persona një dhomë të vetme, dhe jeton aty duke dhënë mësime për pikturën.”