Lefter Maliqi bllokon Batonin/ – Pazarxhi, do të kesh fatin e Tahirit dhe Dakos
Lefter Maliqi bllokon Batonin/ – Pazarxhi, do të kesh fatin e Tahirit dhe Dakos
20 Qershor, 2019
Në një ndërhyrje për emisionin “Opinion”, ish drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, aktualisht deputet, Lefter Maliqi, është përplasur me analistin nga Kosova, Baton Haxhiun.
Sipas Maliqit, Haxhiu paguhet nga Rama, ndërsa shtoi se do të ketë fatin e Tahirit dhe Dakos, si të shitur nga kryeministri.
“Zoti Fevziu, paske dha Batonin aty që tani paguhet nga Rama. Ka qenë dhe këshilltar i LSI, por do ketë fatin e Saimir Tahirit si trafikant dhe të Vangjush Dakos, në fund do e shesë edhe atë Rama”, iu drejtua Lefter Maliqi ne emisionin “Opinion”, Baton Haxhiut.
Më pas Maliqi shpjegoi logjikisht se, si është e pamundur të bëhen zgjedhje më 30 Qershor.
“5000 qendra votimi do mbrohen me 6000 policë që ka policia e shtetit? Vetëm në raste se Rama vesh banditë me uniforma”, tha tej ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit.