Lefter Maliqi: – Do ketë përplasje të forta në vjeshtë
Lefter Maliqi: – Do ketë përplasje të forta në vjeshtë
29 KORRIK 2020
Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi i kërkon presidentit Ilir Meta të shpërndajë parlamentin.
“Shikoj një vjeshtë ku nuk do të ketë as gaz lotsjellës dhe as presion që mund të ndalë zemërimin tashmë popullor. Kur turma të merr para nuk pyet as për polici dhe as beun e Surrelit.
Nëse ky me marrëzinë e vet voton ndryshimet kushtetuese ky parlament do të përfundojë si ai i Ukrainës. Presidenti nuk do të njohë ndryshimet kushtetuese, dhe duhet të shpërndajë parlamentin. Jam i bindur që populli do të marrë në dorë fatet, do të rrethojë parlamentin në mënyrë që të asnjë deputet të mos shohë më parlamentin të infektuar jo vetëm nga covid, por nga krimi dhe votat ilegjitime”, tha ai për Ora News.
Nga: Gazeta Sot