10 Shkurt 2025

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi se tashmë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, si pasojë e efektit “Trump”, radhën e ka babloku i Surrelit, Edi Rama.

“Po të mos ishte efekti Trump nuk do të ndodhnin këto, dhe kur t’i vijë radha ta arrestojnë me shishet 33 mijë euroshe.

4 vite më parë, kam qenë deputet dhe kam ardhur menjëherë në studion tuaj pikërisht ditën kur në televizionin “Ora News” vërshuan forca të RENEA-s dhe Gardës së Republikës si bindje ndaj Erion Veliajt.

Me çfarë dëgjuam nga akuza zyrtare e SPAK-ut, kemi një lumë provash dhe akuzash, ku “5D”-ja është në burg dhe drejtori i saj u arrestua sot.

Gjithë inati i Veliajt ishte jo vetëm me gazetarët, por edhe me Presidentin e kësaj mediaje që ka një rol të madh në këtë arrestim të sotëm.

Dhe besoj radha pas tij, do të jetë e kreut të “5K”-së, sepse të dy janë kukulla të Sorosit, dhe numri 1 i fushatës së Donald Trump erdhi sot në Shqipëri dhe tha se Sali Berisha është mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ndër të tjera Lefter Maliqi.