![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/600-388-whatsapp-image-2025-02-08-at-171821-1739034095-3.jpeg?fit=600%2C388&ssl=1)
Lefter Maliqi nga sheshi: Kjo është protesta e qytetarëve dhe socialistëve të thjeshtë dhe të zhgënjyer
8 Shkurt 2025
Qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sot përpara selisë së Partisë Demokratike në kuadër të protestës kombëtare të lajmëruar nga opozita.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë, duke ngritur shqetësime për rritjen e çmimeve dhe akuzat ndaj ish-zyrtarëve të lartë për korrupsion.
Drejtuesi i Partisë së Lirisë në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi për “Ora Neës” u shpreh i kënaqur nga pjesëmarrja e qytetarëve në këtë protestë.
“Kjo është protesta e qytetarëve dhe socialistëve të thjeshtë dhe të zhgënjyer nga kjo qeveri”, tha Maliqi.