29 Janar 2025

Lefter Maliqi në një intervistë në Ora News u shpreh se nëse SPAK do që të luftojë krimet zgjedhore, aty i ka dosjet 184 dhe 339.

Maliqi: Keqardhje e madhe, SPAK-u i partisë ka deklaruar që do të ngrejë task forcë pranë KQZ me oficerë të BKH për zgjedhjet e 2025.

Nuk ka drejtësi, nuk ka SPAK në Shqipëri, SPAK është i kapur drejtpërdrejtë nga Sorosi dhe nga Rama.

SPAK po të ishte se do luftonte krimet zgjedhore, aty e ka dosjen 184 apo 339 që të frikësonte edhe të majtët e të djathtët në Shqipëri.

Aty e ka Ulsi Manjën, aty e ka ‘’tërmetin’’ që thoshte ‘tërmet tërmet’ Gjiknuri.

Me filmime me prova në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, administrator i një zone Lumes bashkë me drejtues të bashkisë Kuçovë duke shpërndarë ndihma gjasme për familjet në nevojë vetëm me vetëm për të blerë vota.

Kjo ngritja e task forcës është për ti bërë presion opozitës, sepse task forca dhe operacionalja deri dje ishte vetëm për të mbajtur nën përgjim kandidatët e opozitës siç e futën në kurth Belerin që i morën mandatit.