
“Lejuan ndërtimin e TEC në shkelje të ligjit”. Gazment Bardhi kallëzon në SPAK Belinda Ballukun dhe Majlinda Bufin
16 Shkurt 2025
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në një postim në rrjetet sociale, njofton se ka depozituar në SPAK një kallëzim ndaj kryetares së Bashkisë së Fierit, Majlinda Bufi, dhe zv/kryeministres, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Bardhi shkruan se të dyja këto lejuan ndërtimin e TEC në shkelje të ligjit
REAGIMI I GAZMENT BARDHIT:
Bëmat e shkeljes së ligjit nga Majlinda Bufi nuk kanë të sosur!
Çdo ditë dalin prova sesi Majlinda Bufi dhe Belinda Balluku nuk kanë prioritet interesin e qytetarëve, por kanë prioritet vetëm interesin e tyre personal. Të gjitha provat e shkeljes flagrante të ligjit në këtë rast të zbuluara nga investigimi i emisionit “Piranjat” do të depozitohen të hënën më SPAK.
Uroj shumë që prokuroria speciale të ndëshkojë me forcën e ligjit abuzimin flagrant me ligjin dhe dëmtimin me dashje të interesit të qytetarëve.
Në një zonë bujqësore që me ligj nuk lejohet ndërtimi, nuk mund të ndërtohet vetëm sepse interesi personal korruptiv i Belindës dhe Majlindës e kërkon! Ligji mbi çdo interes personal duhet të jetë modeli i sjelljes së çdo zyrtari publik. E kundërta është guxim prej krimineli dhe që nuk mund të kalojë pa pasoja!
Nga Gazeta Sot