princ leka elia-

9 Maji 2024

Leka Zogu II dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund edhe zyrtarisht martësës së tyre gati 8 vjeçare, pas konflikteve të muajve të fundit që arriti kulmin me akuza të ndërsjellta për dhunë në familje pas publikimi të një videoje në Pallantin Mbretëror.

Gjykata Civile e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes tyre. Vendimi i zbardhur i divorcit mban datën 25 prill 2024 dhe meqë zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy, vendimi pritet të mos apelohet duke marrë kështu formë të prerë.

Në vendim thuhet se Elia Zogu do të mbaje mbiemrin që ka patur para martese “Zaharia” ndërsa është pranuar se zgjidhja e martesës do të bëhet në bazë të marrëveshjes së firmosur mes tyre më 15 janar 2024 që përcakton përfitimet pas divorcit dhe sa herë Princ Leka do të takojë vajzën e vogël Geraldina

“Gjykata bazuar në nenet 126, 306 dhe 310 të K.Pr.Civile, si dhe nenet 125-128 dhe 145-162 të K.Familjes, VENDOSI: Pranimin e kërkesë së kërkueseve Leka II Zogu dhe Elia Zogu.Zgjidhjen e marteses ligjore midis kerkueseve Leka II Zogu dhe Elia Zogu.  Miratimin e marrëveshjes per zgjidhje martese me me nr.106 Rep dhe Nr.23 Kol e datës 15.01.2024,e lidhur përpara para noterit. Kerkuesia Elia Zogu do të mbajë mbiemrin qe ka patur para martese “Zaharia” thuhet në vendimin e gjyqtarit Adriatik Bocaj.

Marrëveshja

Përmes këtij vendimi, Gjykata miraton gjithashtu marrëveshjen noteriale të lidhur mes Princit Leka dhe Elias për zgjidhjen e martesës. Shqiptarja.com siguron kopje të kësaj  marrëveshjeje firmosur në janar të këtij viti. Sipas akt Marrëveshje nr 105 Elja do të jetojë në një apartament 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish Hotel Dajtit, që Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldines. Por do të mund të jetojë e përdoret nga Elia për aq kohe sa ajo nuk ka një partner.

Po kështu me një Akt Marrëveshje nr. 104 firmosur më 15 janar 2024, aktorja Elia Zaharia do të ketë në pronësi të plotë  një dyqan 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe një parkinku rreth 47 m2. Kjo është një prej zonave më të shtrenjta në Tiranë. “Pasi përfituesja të jetë madhore nëna e humbet këtë të drejtë në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”Por deri në momentin kur apartamenti të jetë gati Princ Leka ka rënë dakord që Elia të jetojë me vajzën në Pallatin Mbretëror. Ata kanë rënë dakord dhe të jenë bashkë në mirërritjen e vajzës 3 vjeçare. Leka Zogu dhe vajza e tij do të takohen çdo ditë 2 orë në ditë, si dhe në fundjavë mund të shkojë në shtëpinë të atit.

 Pse ndarja? 

Në gjykatë të dy kanë shprehur ne mënyrë të qartë vullnetin e tyre dhe secili prej tyre ka dhënë lirisht pëlqimin e tij për zgjidhjen e martesës, pas koflikteve te vazhdueshme,mungesës së komunikimit, si dhe nderprerjen e bashkejetesës,dhe për këto shkaqe vendosen qe me vullnetin e e tyre të lirë dhe të plotë, me pelqimin reciprok të ndërsjelltë, të zgjidhin martesën ligjore që nisi në tetor të 2016.

Gjykata vlerëson se këto sjellje të kerkueseve përbëjnë shkelje të rënda që rrjedhin nga martesa. Kur verifikohet një situatë e tillë, nuk mund të flitet për funksionimin normal të martesës, e cila bazohet në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok ndërmjet bashkëshortëve

“Sa më sipër, gjykata çmon se martesa ka humbur qëllimin e saj dhe është e vështirë mbajtja dhe rivendosja e unitetit familjar. Për rrjedhojë, kerkesa duhet pranuar dhe duhet vendosur zgjidhja e martesës. Për të arritur në këtë konkluzion gjykata mban parasysh se: Së pari, koflikte te vazhdushme,mungesa e komunikimit së dyti, nderprerja e bashkjeteses; së treti,qëndrimin e vendosur i kerkueseve për t’i dhënë fund martesës” thuhet në vendim.

Leka Zogu II dhe Elia Zaharia i dhanë fund martësës së tyre gati 8 vjeçare, ndërsa konfliktet arritën kulmin me akuza të ndërsjellta për dhunë në familje pas publikimi të një videoje në Pallantin Mbretëror ku Princ Leka sulmohet fizikisht nga ish-gruaja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Në dëshminë e tij, Princ Leka tregonte se e gjithë përplasja kishte nisur me ofendime dhe më pas me dhunë. Nga ana tjetër babë e bijë thonë se janë ata viktima të dhunës.

Pasuria që merr Elia Zaharia pas divorcit me Leka Zogun

1715167044_3.jpg

Foto: Akt marreveshja e firmosur mes Elia Zaharisë dhe Leka Zogut

Një dyqan 134 metra katrorë në katin – 1 në pallatin që po ndërtohet prapa ish hotel Dajtit dhe një vend parkimi në katin – 3 me sipërfaqe 44.7 metra katrorë do ti kalohen në pronësi të Elia Zaharisë pas divorcit me Leka Zogun.

Shqiptarja.com disponon kontratën e të kalimit të drejtave reale që Elia Zaharia dhe Leka Zogu kanë firmosur tek noteri më 15 janar 2024.

Ndërkohë apartamenti me sipërfaqe 257 metra katrorë po në ndërtesën ku ndodhet parkimi dhe dyqani, që I është vënë në dispozicion nga Leka Zogu, të bijës Geraldinë, Elia ka të drejtën e përdorimit  të jetojë me fëmijën gjithë jetën edhe pasi kjo e fundit të jetë madhore.

“Pasi fëmija të jetë bërë ‘madhore, nëna e humbet këtë të drejtë në rast të krijimit të një marrëdhënie të re martesore ose bashkëjetese” thuhet në kontratë.

Deri sa të jetë gati apartamenti Elia do të jetojë me vajzën e saj tek Pallatin mbretënor, dikur “Ish-Pallati i Pionerëve” në Rr. Murat Toptani, Nr. 6, në Tiranë

Gazeta Shqiptarja.com