
Lekë Tasi – Album Piktura.
Lekë Tasi u lind më 1929. Studioi violonçel nën drejtimin e pedagogut Ëalter Caletti, në vitet 1939 – 1943, më pas me Ymer Skënderin, në Liceun Artistik në vitet 1949-1952. Punoi çelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës ku u pushua për motive politike në vitin 1967. I ati Koço Tasi, avokat me profesion, i njohur në vitet ’20, kishte qenë Anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjes. Pas Revolucionit të qershorit, emigroi për 17 vjet në Greqi. Xhaxhai Akile Tasi, me karrierë të ngjeshur politike në kohën e luftës. Vdiq në burgjet e diktaturës. Leka u pushua nga puna dhe u dërgua me punë të detyruar, pak më vonë u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjes, 1975-1990. Jetën e kësaj periudhe e ka rrëfyer në librin autobiografik “Grabjani rrëzë kodrave”, Tiranë, 2009. Aktiviteti i tij kryesor është piktura. Megjithëse autodidakt, ka punuar seriozisht qysh herët duke kopjuar sipas natyrës dhe duke mësuar nga mjeshtrit e mëdhenj. Me kthimin e tij, pas internimit, në Tiranë më 1990, ai rifillon të pikturojë dhe ka ekspozuar në vitet 1992, 2003, 2007, në Galerinë Kombëtare të Arteve; një ekspozitë personale në Pejë, “Galeria Exit”, 2005, si dhe disa ekspozita kolektive në Tiranë dhe Durrës.

Leke Tasi autor

Leke Tasi autor

Leke Tasi autor

Leke Tasi autor

Leke Tasi autor

Leke Tasi autor

Leke Tasi autor

Leke Tasi autor

Leke Tasi autor

Leke Tasi autor