![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/termetttt.jpg?fit=780%2C440&ssl=1)
Lëkundje të forta tërmeti në Siçili, shoqërohet nga pasgoditje të shumta
7 Shkurt 2025
Tërmeti ka goditur rajonin e Ishujve Aeolian në veri të Siçilisë.
Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 17 kilometrash dhe u regjistrua afër ishujve Alicudi dhe Filicudi. Magnitudë ishte 4.8.
Ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Palermo, në qytet dhe ishujt përreth, nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale deri tani.
Pasgoditjet, të cilat janë më të dobëta, kanë ndodhur gjithashtu, por nuk ka informacion të mëtejshëm për pasojat.