Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, nuk ka ende të dhëna. –
Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, nuk ka ende të dhëna
17 nentor 2019
Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë. Lëkundjet janë ndjerë të forta në disa zona, ndërsa e gjithë Tirana është tronditur, pavarësisht se deri më tani nuk ka ende të dhëna të sakta.
Bëhet e ditur se tërmeti ka rënë në Bulqizë dhe magnituda ka regjistruar fuqinë prej 3.6 ballë me epiqendër 23 km në verilindje të Tiranës. Nuk ka ende të dhëna për dëme, por mësohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Krujë, Librazhd dhe Elbasan.
l.h/ dita