Lëkundje te lehta tërmeti në Durrës, qytetarët të frikësuar
5 QERSHOR 2022,
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri.
Sipas EMSC tërmeti ka qenë 3.5 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e saj ka qenë 3 km në largësi të Durrësit dhe 30 km nga Tirana, ndërsa thellësia 10 km. Ndërkohë që qytetarët janë shprehur se lëkundja ka qenë relativisht e fortë dhe i ka panikosur jo pak.
Ata janë ndjerë kryesisht në Durrës e Kavajë, e nuk dihet akoma nëse dridhjet kanë prekur edhe kryeqytetin.