Lëkundje të shpeshta tërmeti në Korçë prej orëve të para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra
23 Mars 2023
Një tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Korçës.
Sipas IGJEUM, tërmeti me magnitudë 4.4 ka qenë me epiqendër në Mollas ndërkohë që është ndjerë në të gjitha zonat përreth.
Tërmeti është shoqëruar nga disa pasgoditje, dhe më e madhja ka qenë me magnitudë 3.7.