Lëkundje tërmeti në Durrës, ja sa ishte magnituda
Lëkundje tërmeti në Durrës, ja sa ishte magnituda
Qyteti i Durrësit është lëkundur pasditen e sotme nga një tërmet. Lëkundja është ndjerë pak minuta më parë dhe ka qenë me magnitudë 2.4 të shkallës Rihter.
Raportohet se tërmeti ka qenë i lehtë dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale apo në njerëz.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 20 kilometra nga Shijaku me thellesi 1 km.