Lëkundje tërmeti në Shqipëri! Magnituda dhe epiqendra
22 Nentor 2024
Një tërmet me magnitudë 3.6 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare bën me dije se tërmeti u regjistrua në orën 18:17 në një distancë 12 kilometra nga Çorovoda.
Tërmeti vlerësohet se kishte thellësi prej 15 kilometrash.
Nuk raportohet për dëme materiale.