Lëkundjet e tokës mbrëmë në Pukë, tërmeti 4.7 i shkallës Rihter ka dëmtuar disa pallate dhe spitalin e qytetit
Lëkundjet e tokës mbrëmë në Pukë, tërmeti 4.7 i shkallës Rihter ka dëmtuar disa pallate dhe spitalin e qytetit
15 janar 2022
Tërmeti me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter i regjistruar mbrëmjen e kaluar në Pukë ka shkaktuar disa dëmtime të vogla.
Bashkia e Pukës, përmes një deklaratë pak çaste pas lëkundjeve sizmike ka bërë me dije se janë konstatuar dëme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, ku ka plasaritje.
Gjithashtu plasaritje dhë rënie suvash ka pasur edhe në spitalin e qytetit.
Njoftimi i plotë:
Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës, ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km. Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate.
Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqtë e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.
Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkohë janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.
Gazeta Dita