Lëkundjet sizmike u regjistruan në një distancë 46 kilometra në jug të Larisës, Greqi
2 Mars 2024
Një tërmet me magnitudë 4.0 Rihter tronditi vendin fqinj (Greqi) mesditën e kësaj të shtune.
Qendra Mesdhetare Sizmiologjike EMSC bën me dije se lëkundjet sizmike u regjistruan në një distancë 46 kilometra në jug të Larisës, Greqi dhe 9 kilometra nga Farsala e Selanikut.
Thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 66.5 kilometra. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në qytetin e Larisës dhe te Sealanikut.
Në aplikacionin EMSC të tërmeteve, banorët e Larisës kanë shkruar se tërmeti ishte i fortë. Nuk raportohet për dëme mteriale.