Lëngjet natyrale që ndihmojnë për eliminimin e toksinave, ja hapat e thjeshtë për t’i përgatitur
27 Qershor 2024
Ekspertët thonë se rreth 60% e trupit të njeriut përbëhet nga uji, dhe ky fakt e bën të domosdoshëm pirjen e rregullt e të mjaftueshme të tij.
Rregulli i përgjithshëm është që njeriu duhet të pijë rreth 8 gota ujë në ditë. Kjo sasi uji ndihmon në hidratimin e organizmit, pastrimin e tij dhe rënien nga pesha.
Për një pastrim më të thellë të organizmit dhe rënie nga pesha, ekspertët rekomandojnë pasurimin e ujit me fruta dhe erëza të cilat ofrojnë shumë vitamina dhe minerale.
Lëngjet natyrale që ndihmojnë për eliminimin e toksinave
Kombinimet e ujit janë të larmishme dhe nuk kanë nevojë për shumë imagjinatë. Mjafton të zgjidhni fruta të ndryshme sipas preferencës, perime si kastraveci dhe mente për ëmbëlsimin e ujit.
Mbushni një enë të madhe qelqi me ujë.Shtoni gjysëm kastraveci të prerë në feta, një mandarinë dhe një qitro të prerë në copa.
Shtoni akull dhe gjethe menteje. Enën futeni në frigorifer dhe pijeni të nesërmen.
Ky lëng është shumë i pasur me vitamina dhe minerale por ofron pak kalori.
Kastravecat mbajnë urinën nën fre dhe zbusin fryrjet e stomakut duke ndihmuar tretjen në të njëjtën kohë. Qitroja nga ana tjetër është shumë i pasur me vitaminë C dhe enzima që djegin depozitat e yndyrnave.
Kjo nuk është receta e vetme që mund të përdorni për të pastruar organizmin nga toksinat dhe për të rënë nga pesha.
Ju mund të mbushni enën tuaj të preferuar me ujë dhe fruta pylli për të marrë sa më shumë antioksidantë, ose mund të pini ujë me feta limoni, kastravec dhe gjetheje menteje.
Ky i fundit mund të pihet që në mëngjes me stomakun bosh dhe do të ndihmojë jo vetëm me hidratimin por edhe kundër tensionit të lartë të gjakut dhe mbipeshës.
Uji i pasuruar me fruta si në shembujt e lartpërmendur përmirëson shëndetin e lëkurës por edhe të flokëve.