Lëngu i karrotës nga lashtësia deri sot, një alternativë e mirë shëndeti. –

Karrota u kultivua për herë të parë në Afganistan dhe ishte e njohur që në lashtësi. Hipokrati, mjek i shquar grek e përdorte si tonifikues për stomakun dhe sistemin tretës.

Ndërkohë gjatë viteve ’60, disa shkencëtarë rusë gjetën tek karrota një substancë të quajtur Daucarine, e cila ka aftësi të të zgjeronte enët e gjakut, sidomos në zonën e kokës, duke ndihmuar në evitimin e episodeve kardiake.

Në Rusi akoma dhe sot mjekët u këshillojnë pacientëve lëng karrote me mjaltë për të luftuar kollën dhe të ftohtin. Karrota është mjaft e pasur me vitamina A, B dhe C si dhe minerale mjaft të çmuara për organizmin.

Vetitë kuruese :

Ajo përmban një substancë të quajtur b-karroten që përmirëson shikimin.

Hekuri që ajo përmban rrit nivelet e hemoglobinës në gjak, duke luftuar aneminë.

Dieta me supë karrotash është mjaft e mirë për pastrimin e mëlçisë.

Ka aftësi dizintoksikuese të cilat ndihmojnë personat që vuajnë nga aknet në fytyrë dhe ekzemat.

Ndihmon organizmin e fëmijëve që vuajnë nga parazitët e zorrëve.

Ul kolesterolin me 10% duke ndihmuar në mbrojtjen e organizmit nga tensioni dhe sëmundjet kardiovaskulare.

e.t./dita