Leonardo DiCaprio dhuron shumën marramendëse për ushtrinë Ukrainase
Leonardo DiCaprio dhuron shumën marramendëse për ushtrinë Ukrainase
8 Mars 2022
Leonardo DiCaprio raportohet se ka dhuruar dhjetë milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës, njëherësh shuma më e lartë e donacioneve të ofruara për vendin deri më tani.
“Superylli i Hollywoodit, i njohur për rolin në filmin “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka transferuar dhjetë milionë dollarë në qeverinë ukrainase ndërsa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Me sa duket, donacioni i madh ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e luftës, si dhe përpjekjet humanitare brenda vendit”, thuhet në raport.
Vihet re se DiCaprio, i cili ka rrënjë ukrainase në bazë të gjyshes së tij, ka dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës – duke iu bashkuar një numri të madh të të famshmëve tjerë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje botës për mbështetje ushtarake dhe financiare, meqë pushtimi rus i Ukrainës ka një taksë të lartë për vendin.
Sipas tabloideve ndërkombëtare, Banka Kombëtare e Ukrainës ka vendosur të hapë një llogari të posaçme për mbledhjen e fondeve për të mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës
Sa i përket yjeve të tjerë, Robert De Niro gjatë një takimi në Universitetin e Kembrixhit tha se duhet bërë gjithçka për agresionin rus.
Mila Jovovich, e lindur në Kiev, e cila ka rrënjë ukrainase dhe ruse, është tmerruar nga situata në Ukrainë.
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher thanë në një video të postuar të premten se ata synojnë të mbështesin aktivitetet humanitare në Ukrainë. Kunis dhe Kutcher planifikojnë të dhurojnë tre milionë dollarë.