Lëshohet Alarmi i ‘Kuq’, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara jep palajmërimin e frikshëm për botën
2 Qershor 2022
Konflikti Rusi-Ukrainë mund të çojë në një krizë globale ushqimore që do të godasë më rëndë vendet në zhvillim. Paralajmërimin e ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres në Stokholm. Guterres u takua me kryeministren suedeze Magdalena Andersson për të diskutuar situatën e sigurisë në Evropë, rimëkëmbjen nga pandemia dhe një sërë çështjesh të tjera.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit, Guterres tha se kriza e ushqimit nuk mund të zgjidhet në mënyrë efektive nëse plehu dhe prodhimi i ushqimit të Rusisë dhe prodhimi i ushqimit në Ukrainë nuk mund të arrijë sërish në tregjet botërore.
Guterres bëri thirrje gjithashtu për vendime të shpejta për të përballuar krizën ushqimore që mund të lindë nga konflikti, duke vënë në rrezik vendet në zhvillim. Gjatë vizitës së tij të mëparshme në Senegal, Guterres vuri në dukje se kriza e Ukrainës mund të ketë një ndikim dramatik në ekonomitë e vendeve në zhvillim dhe po përkeqëson një “krizë të trefishtë ushqimore, energjie dhe financiare” në të gjithë Afrikën.
Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Rusia dhe Ukraina janë respektivisht eksportuesit më të mëdhenj dhe të pestë më të mëdhenj të grurit në botë.
Së bashku, ato sigurojnë 19 për qind të furnizimit botëror të elbit, 14 për qind të grurit dhe 4 për qind të misrit që përbën më shumë se një të tretën e eksporteve globale të drithërave.
Në Ukrainë, konflikti ka lënë grurë të pa korrur, ndërsa misri dhe luledielli i mbjellë kur shpërtheu konflikti mbetën të pa trajtuara me plehra. Vlerësohet se prodhimi i grurit në Ukrainë mund të bjerë me më shumë se 50 për qind në sezonin aktual. Kufizimet në eksportet ruse për shkak të sanksioneve të SHBA-së kanë çuar në një rritje të çmimeve globale.
Gazeta Sot