LETER E HAPUR PER MINISTRINE E KULTUES DHE DAP.

Nga: Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore

Dyshimet e ngritura në disa media mbi diplomimin e ish-drejtorit të përgjithshëm të trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës, Ledion Lako, nuk mund të kalojnë në heshtje. Kjo cështje bëhet edhe më e rëndësishme në momentin që e gjithë ekspertiza teknike për heqjen nga lista e monumenteve të mbrojtura apo vendime të tjera në dëm të trashëgimisë janë mbështetur mbi vlerësimet që ka dhënë ky drejtor. Më konkretisht:

– Në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, Ledion Lako ka firmosur projektin e ndërtimit të projektit Veliera në zonën arkeologjike A të qytetit të Durresit.

– Në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës në ministrinë e Kulturës, Ledion Lako ka drejtuar grupin prej shtatë ekpertësh që më 17 maj 2018 i drejtohet Këshillit të Ministrave me një përgjigje pozitive lidhur me kërkesën e Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar.

Të dyja këto vendime janë bazuar mbi ekspertizën profesionale në fushën e trashëgimisë të drejtorit Lako. Po cila është konkretisht ekspertiza e tij në këtë fushë. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës https://kultura.gov.al/drejtor-i-pergjithshem-ledion-lako/ vazhdon të jetë e publikuar CV e drejtorit Lako ku edukimi I tij është detajuar si më poshtë:
Ka kryer studimet universitare në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, Tiranë. Mban titujt Master Profesional Euromesdhetar në Kulturë dhe Turizëm në Universitetin “Aldo Moro”, Bari- Itali dhe Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare, Organizata Ndërkombëtare” në Universitetin Europian të Tiranës. Aktualisht ndjek studimet në vitin e fundit pranë Shkollës së Doktoratës, për Filozofi Politike në Universitetin “Aldo Moro” në Bari, Itali.

Pra e gjithë ekspertiza në fushën e trashëgimisë e drejtorit Lako është e bazuar në një master profesional (një kurs njëvjecar) në një universitet pa ndonje emer nw fushwn e trashwgimisw në Bari të Italisë. I gjithë formimi i tij kryesor është në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombetare.
Nëse janë të vërteta akuzat e botuara dje se ne CV e drejtorit Lako janë paraqitur si diploma certifiikatat e kurseve të kamarierit, situata është edhe më e rëndë. (Denoncimi nw media: http://pamfleti.net/drejtori-ledion-lako-ka-paraqitur-si-…/…)

I kërkojmë Ministrisë së Kulturës dhe Departamentit të Adminstratës Publike, si punëdhënësit e Ledion Lakos që të bëjnë publike diplomat dhe dokumentacionin përkatës për të sqaruar këto dyshime që vënë në dyshimm të gjithë vendimmarrjen e deritanishme të këtyre institucioneve. Në të kundërt falsifikimi I dokumentacionit dhe përgjegjësia profesionale nuk është më vetëm e një individi por kthehet në krim shtetëror.

FORUMI PER MBROJTJEN E TRASHEGIMISE KULTURORE