Letër e hapur zonjës Presidentes Atifete Jahjhaga ,Kryeministrit Isa Mustafës, qeveritarëve dhe institucioneve të Kosovës!
Shkruan Asllan Dibrani
Presidentes së Republikës së Kosovës,
Znj. presidente Atifete Jahjhaga,
Zoti Kryeministër Isa Mustafa, qeveritarë, parti në opozitë dhe jo opozitë,institucione dhe organe drejtuese të Kosovës, me lejoni t’ju drejtohem me këtë letër të hapur mbi zërin e arsyes nga Diaspora Shqiptare nga shtetet e Evropës ku jemi ne të përqendruar përkohësisht,reagoj në emrin tim, por edhe në emër të shumë biznesmenëve mërgimtarë,duke përfshirë edhe masën së gjerë të Diasporës shqiptare mesa vijon:
Duke u mbështetur në situatën e rënd ekonomike , politike dhe kulturore në atdheun tonë me një gjendje ekonomike të keqe dhe të pa shpresë,vendosa t’u drejtohem,sepse koha po tregon paaftësinë tuaj vepruese si udhëheqëse shteti me pasuesit e juaja qeveritar në krye me Isa Mustafen me ish Zotin Thaqi dhe të tjerë. U krijuar një hendek paralizues i institucioneve,po thuajse jo funksionale në të gjitha strukturat e tij.Sot populli i Kosovës ,qeveria institucionet e saj kanë humbur trendin politik për çka janë mandatuar,po edhe me fajin e popullit që ju dhanë votën në zgjedhjet elektorale duke vepruar sipas proverbit “Dikush thumbit e dikush patkoit”ma në fund s’dihet ma kush është zot shtëpie,të zhytur në korrupsion,kriminalitet dhe vjedhje!.Ka kohë që kam menduar t‘ju drejtohem me një shkresë apo më mirë me thënë me një letër të hapur,ngase shpresat , durimi dhe pritja e gjatë dhe e stërgjatë skadojë, pa as edhe një shpresë që situata do të përmirësohet në të mirën,fillimisht të popullit në Kosovë,po edhe pozicioni i mërgatës tonë të mrekullueshme. Ajo prej jush është gjithnjë duke u keqtrajtuar,injoruar dhe shfrytëzuar nga karagjozë të pa ndërgjegjësohem pranë jush zonja Presidente dhe juve zoti Mustafa me kompaninë tuaj”Politike”.
Shkaku dhe arsyet e letrës?
Shkas-motiv i kësaj letre të hapur ishte vizitat e juaja zonja presidente dhe shumë qeveritarë dhe delegacioneve të Kosovës tek diaspora shqiptare këto ditë!?. E harruar Diasporën shqiptare duke e zhgënjyer, pos në rastet e tilla të vizitave të ndryshme duke luajtur rolin e lypsarëve! Vizitat e juaja tash janë pas orës dymbëdhjetë , pasi u zhvesh i gjithë kapitali dhe djersa e mërgimtarëve nga Diaspora. Investimet e tyre u zhduken,nga ju që në emrin e lirësie e shkatërruat qenien shqiptare si emigrant.Ju ishit ata qe themeluar edhe partitë e rrejshme në Diasporën shqiptare sa për ta dobësuar dhe përçarë në mes vete.Praktika e juaj ka sjellë një përçarje në gjithë shtetet ku jeton ky komunitet. U përçamë deri në Amerikën e largët që ishim vepruam dhe kontribuuam për populli,lirinë dhe “Pavarësinë e Kosovës”!Sot në saje të politikës së juaj “mbi tre shqiptar,s’mund të bashkohen!.
Edhe unë isha viktimë e atij terrori serb,andaj emigrova ,si ish i burgosur politik,bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual për “Republikën e Kosovës të Pavarur!
-E kujtoj me dhimbje, i thyer në shpirt,i lënduar në zemër të kaluarën dhe sakrificat shekullore të mërgimtarëve. E kujtoj me dhembje nocionin refugjat që ta vret vëmendjen t’i kthehesh të kaluarës së tyre, që ikën nga vendi i vet për t’i shpëtuar presioneve dhe represioneve,personale dhe familjare, po edhe kolektive,nga tokat tona në Greqi, në Serbi,në Maqedoni nga Mali i zi, por me thekës të veçan,me rrëqethet lëkura ,kur kujtoj represionet e serbeve kundër popullit shqiptar të Kosovës. Edhe unë isha viktimë e atij terrori dhe ish i burgosur politik me vuajtje dënimi me vite bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual tjerë qe u dergjëm në kazamtet serbe për Republikën e Kosovës!. Ishim në burgje për një ditë ma të mirë për këtë populli .Represioni dhuna dhe terrori serb, na përplasi si refugjatët rrugëve të Evropës,duke ja kthyer shpinën Kosovës, kah këmbët edhe sytë!Koha i përplasi në të gjitha kontinentet. Mërgata shqiptare ,apo si po shprehet sot nëpër media”Diaspora Shqiptare” pati vlerat e përhershme nga të gjitha periudhat ne historinë e sajë,duke përshirë edhe kohën e rilindësve.Ata nuk heshtën,po veprimtarinë e vet kombëtare e shtrinë në gjithë Evropën e më gjerë. Ata ishin dhe luajtën rolin kryesor në “Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë” në krye me Ismail Qemail Vlorën,që arriti nga mërgimi dhe u bë emblemë e historisë shqiptare.Ky aktivitet nuk u ndal edhe në kohërat e ma vonshme siç është rasti i Kosovës. Diaspora shqiptare ishte bërthama dhe promotori kryesor i aktiviteteve,për themelimin e UÇK-së,që pati rolin kryesor në frontin e luftës. Me mijëra djem edhe luftëtarë nga diaspora u rreshtuan në frontin e luftës,duke e lënë luksin e shteteve perëndimore për çlirimin e Kosovës.Një numër i madh edhe i lanë eshtrat në frontin e luftës dhe nuk u kthyen kurrë ma në gjirin familjar të fëmija e vet. Sot një numër i madh nga ta kanë mbet pa përkrahje dhe pa mbështetje,të varfër dhe në skamje madje edhe të përbuzur nga komandantët e natës të Bllacës dhe të hoteleve në Tiranë!!!???…Sot manipulohet edhe me statutin e veteranëve si pjesëmarrës të luftës frontale duke ja zbehur vlerat nga përfituesit materialist.
Diaspora shqiptare ngriti vëmendjen ndërkombëtare për “Republikën e Kosovës” kriminalitetin që ju,e prodhuat në qeverisjen tuaj gëlltitët më miliarda euro!
Diaspora shqiptare ishin që ngritën vëmendjen ndërkombëtare me protestat e veta në të gjitha kontinentet e botës për “Republikën e Kosovës”. Ata dhanë kontributin e vet duke e mohuar edhe vet-veten me financa materiale për çlirimin e Kosovës edhe arritjen e Pavarësisë së Kosovës ,nga e cila, ju po e hani nektarin e Pavarësisë në karriget e buta pa e vra ndërgjegjejen për pozitën e vështirë të popullit, që gjendet në skajshme të varfërisë dhe pasigurisë. Kriminaliteti që ju,e prodhuat në qeverisjen tuaj gëlltitët më miliarda euro nga e cila tani edhe faktori ndërkombëtar kërkon llogari se ku i latë paratë dhe miliardat e investuara!?. Kurbetëçarët e ndalen edhe kafshatën e bukës ndaj familjes se vet për ta rindërtuar Kosovën e pasluftës.-Diaspora ishte ajo që furnizoj me armë,Ushtrinë tonë të lavdishme në luftën kundër Serbisë. Kontingjentet e ndihmave shumë kilometrashe,ishte nga mërgimtarët në të gjitha cepet e kufijve për ta rindërtuar Kosovën. Ato mjete u futën në Kosovën tonë të dashur, por u keqpërdoren nga grupe mafioze politikajsh që nuk lanë gjë pa rrokullisur duke e shitur dhe privatizuar!?. Diaspora numëron një numër të madh biznesmenësh që investuan në Kosovë më shpresë se do të rimëkëmbim Kosovën e rrënuar nga pushteti serb-jugosllav.
Investimet e huaja në Kosovë ishin si rezultat i vet Diasporës!
Diaspora shqiptare me miliarda investoj në Kosovë,por kaluan në duart e mafisë që me taktikë,dhunë dhe frikë krijuan panik të biznesmenët,që investuan në Kosovë me qëllim të mos konkurrencës. Ato mjete u avulluan u treten u falimentuan dhe u avulluan nga represioni barbar që ushtuan ndaj tyre në emër të korrupsionit,ryshfetit dhe kriminalitetit ekonomik,duke i kushtëzua,shantazhuar deri me kidnapime dhe vrasje.Investimet e huaja në Kosovë,ishin si rezultat i vet Diasporës duke tërhequr investitorët e huaj me shumë peripeci,mundim edhe dialog deri sa janë bindur qe te investojnë në Kosovë. Kushtëzimet qe ju vuan 20 deri 30%, tu epën në dorë, haraçelinjëve ishte si pozicioni i parë qe u tremben të huajt dhe biznesmenët shqiptarë. Ata dhe biznesmenët shqiptar nga Diaspora u kushtëzuan nga gjysmë analfabetët që e kapen shtetin, e uzurpuan shtetin dhe ekonominë,kulturën dhe vlerat e tij po edhe ne fushën ekonomike të zhvillimit.
Presidentja dhe shumë qeveritarë, po e vizitojnë Diasporën duke luajtur rolin e lypsarëve!
Delegacionet e njëpasnjëshme të Kosovës duke filluar nga Presidentja dhe shumë qeveritarë, po e vizitojnë Diasporën duke luajtur rolin e lypsarëve. Këtë e praktikuan në shumë shtete perëndimore ku është i përqendruar emigracioni shqiptar duke kërkuar edhe ndonjë budalla që t’i hedh parat e veta në zjarr.Nuk ka ma budallenj të derdhin kapitalin e vet në duart e bandave.Paratë mos të harrojnë qeveritarët e Kosovës se me djersë dhe duar të përgjakura dhe mund të madhe i bëjmë. Diaspora nga zhgënjimet,humbjet dhe injoranca që po i bëhet qytetarëve të saj nga tip matrapazësh që nga pika kufitare janë të indinjuar. Atje bëjnë lloj,lloj maltretimesh duke i shkelur edhe ato pak rregulla që janë përligjur për Diasporën. Ne jemi të indinjuar që ta shprehim revoltën tonë edhe në këto momente aktuale. Me keqardhje protestoj në ketë gjendje dramatike që po e përcjell Kosovën. Për atë popull humbëm rininë nëpër burgje,në luftëra që ta sheh një ditë dritën.Atë dritë që e përfituam me gjak dhe e çliruam vendin nga okupatori, karagjozët e Kosovës, pra këtë popull e lanë në terr akoma me të pa drejtë.
Në vend që ti stimuloni prodhuesit tanë, ju ja qitni lakun në fyt me prodhimet e huaja posaçërisht nga Serbia!
Mjaft ma ngopnu njëherë,bëtë vila,hotele dhe pompa benzeni pa limit ,ngopnu…Ju nuk keni potencial as dije të hapni fabrika,të futeni në prodhime për hapjen e vendeve të punës dhe sigurimin e ushqimit për popull. Në vend që ti stimuloni prodhuesit tanë, ju ja qitni lakun në fyt dhe i futni prodhimet e huaja pa afat duke i mbledhur mbeturinat e mykura nëpër bodrumet e Evropës,posaçërisht nga Serbia!?. Karagjozët gjysmë analfabet të Kosovës që e udhëheqin sot Kosovën mjaft ndërtuan pallate me blloka të kuq dhe e shëmtuan infrastrukturën e Kosovës në formën ma të egër dhe ma barbare.Ata zunë tokat ma pjellore në Kosovë dhe ngritën pallate pa plane dhe me financa të dyshimta!.Mjaft i nxunë arat dhe tokat e bukës,andaj nuk keni çka kërkoni nga “Sharcat e Perëndimit” që shpesh dëgjohen edhe super fjalë ofenduese “na erdhën Sharcat”apo budallenjtë e Diasporës.
Nuk mund ta ulim kokën nga një klasë politike që lejoj lloj lloj misionaresh të Euleksit të thyejnë ligjet ndërkombëtare me kriminalitet,vjedhje dhe keqpërdorime në Kosovën tonë!
Nuk është për ta ulur kokën sot pran jush,që vratë popullin deri në vdekje në të gjitha sferat. Nuk mund ta ulim kokën pranë intrigantëve qeveritar në Kosovë,kur edhe një rruge nuk i la popullit për një shpresë, që Kosova do të bëjë progres në interesin e qytetarit.Nuk mund ta ulim kokën nga një klasë politike që keqpërdori vlerat dhe institucionet tona duke i lejuar lloj lloj misionaresh të Euleksit të thyejnë ligjet ndërkombëtare me kriminalitet,vjedhje dhe keqpërdorime siç ishte rasti i vjedhjes se miliona eurosh që ishin dedikuar për pasaportat biometrike. Ku mbeten miliona euro që u vodhën në Elektro-Kosovë nga punonjësi i Euleksit, ku mbeten me miliona të diasporës shqiptare nga e gjithë bota sot përballen populli me mbijetesë!.Shtrohet pyetja a me i ruajt dhitë ju votoj populli ju qeveritarë dhe deputet të Kosovës.Mos të harrojnë qeveritarët aksidental që po e qeverisni vendin,se “Diaspora Shqiptare ka qenë ,është dhe do te jetë me timonin flamurtar për të mirën e atdheut edhe atë, deri në Bashkimin përfundimtar të Shqipërisë,që pulpat e këmbëve u dridhen nga këto mesazhe madhore,kur i dëgjoni,e lere ma me marre iniciativa zyrtare qe juve u takon ta mekanizoni në instancat ndërkombëtare pasi Republike e Kosovës e keni bërë mish mashë. Ajo gjithmonë në gjirin e vet,ka pas intelektual,biznesmen dhe krijues. Çdo fëmijë i yni sot din dy e tri gjuhë të huajt,ndërsa deputetet e Kosovës as edhe gjuhen e vet shqipe,nuk e njohin mirë. Larg mbani shpresat,se do të gjeni ma budallenj, që nën tavolina i keni kërkuar përqindjen dhe haraçet.Biznesmenët shqiptarë nga diaspora ma mirë i fusin paratë në shtetet që kanë siguri financiare sesa bandave kriminale për trashjen e xhepit të tyre manë fund si dhuratë falin rininë dhe popullin ma vital Evropës,edhe atë përmes Serbisë ish pushtuese që zhvilloj terror me shekuj ndaj këtij populli.Edhe biznesmenët shqiptarë nga jashtë ndiqen nga Kosova duke i ngarkuar me lloj, lloj akuzash si pretekst mos konkurrence me teknologji moderne evropiane pikërisht me atë gjermane. Zonja Atifete,ku pate fytyrë me vizituar Zvicrën?,kur pikërisht nga Zvicra biznesmeni zviceran u kushtëzuar ta lëshoj vendin me mbi 300 punëtor dhe i bëri thirrje opinionit zviceran mos të investohet në Kosovë!!!.Atij ju lypen me qindra e mijëra euro haraç,nëse donte me vazhdoj veprimtarinë duke ju kërcënuar edhe me vrasje.Ai iu shmang vrasjes dhe mafisë kosovare,po mbeten 300 familje pa bukë,mbet Kosova me imazh të keq para Zvicrës, që sot jetojnë mbi 500,000 shqiptarë në atë vend.
Ju ishit ata që e anashkaluat Diasporën edhe në votime,por edhe në regjistrimin e saj.
Institucionet e Kosovës e harruat “Diasporën Shqiptare” për ta ruajtur karrigen tuaj. Organet dhe institucionet qendrore të Kosovës nuk janë preokupuar fare me këtë projekt delikat dhe me rendësi. Regjistrimi i popullsisë së fundit në Kosovë mbeti mjaft komplekse dhe konfuze. Projekti i shumë pritur nga populli i Kosovës për regjistrimin e popullatës pa u përfshire “Diaspora Shqiptare” krijoj një dilemë se ne shërbimin e kujt jeni ju?!. Aty mbeti pa u përfshirë gjithë territori i Kosovës pikërisht veriu i Mitrovicës. Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Kosovë ,ajo ngeli pa miliona banorë që ju i mohuat, prandaj ajo po i kushton Kosovës edhe me numër që ja përgjysmuat… Për përjashtimin e diasporës nga procesi i regjistrimit si popullsi e përgjithshme e Kosovës, përveç Ministrisë së Administratës Publike dhe Entit Statistikor të Kosovës, përgjegjësi kanë pas në radhë të parë Kuvendi i Kosovës,me organet kompetente dhe veçanërisht Zyrëja e Regjistrimit të Popullsisë!.
Qeveria e Kosovës duhet të ketë edhe përfaqësuesit e vet nga Diaspora!
Prandaj kërkesat nga ne që të financojmë mos pritni. Ju fillimisht ndërgjegjësoni dhe ndërtoni institucionet e juaja që ta favorizoni qytetarin, po edhe Diasporën Shqiptare. Kriminelët burgosni,apo eliminoni nga skena politike me kusht që të kthehet besimi i humbur në organet e juaja. Qeveria e Kosovës duhet të ketë edhe përfaqësuesit e vet nga Diaspora. Me këtë rast ftoj edhe popullin që skamjen,varfërinë,pasigurinë edhe ekonominë tuaj në buzëgreminë edhe për një kafshatë bukë,bëni revolucion dhe ndryshone situatën,dhe këtë të keqe që ju mbeti në derë edhe me fajin e juaj përmirëson. Popull merrnju kapitalin kriminelëve qe u pasuruan në shpinën tonë dhe tuajën. Me votën e juaj i rritët,po rrënoni vet siç i rritët për kokën tuaj!.Bashkë me qeverinë duhet të ndërgjegjësohen,të gjitha institucionet tjera që mërgimtarit apo një investitori të huaj t’i sigurohet kapitali i tyre,jeta dhe lehtësimi deri në operimet e tyre në veprimtaritë që mendojnë të investojnë. Po,që kërkohet edhe kafen,ju duhet t’u qitni në kufi e lere qe t’i pengoni duke ju kërkuar “hise”pa qenë aksionar fare. Sot”Diaspora Shqiptare”sipas statistikave të lartshënuara ka me miliona njerëz jashtë vendi pa kurrfarë përfaqësimi në organet e Kosovës as në Parlamentin e Kosovës!?.
Ju ishit kasap ndaj biznesmenëve te Diasporës,por edhe ndaj vendaseve ndryshoni, ligjet në të mirën e ekonomisë!
-Juve ju dha rasti të bëheni kasap ndaj biznesmenëve te Diasporës por edhe atyre vendas, siç ishte rasti i një biznesmeni kosovar që me lot në sy e lëshoj Kosovës dhe mësyu Bullgarinë nga super politikajtë që qeverisin vendin,ma në fund me vetëdije apo pa të,po i mihin varrin Kosovës. “Mërgata ka investuar ma parë ,po tash do të hezitoj të investojë për shkak të burokracisë, korrupsionit, haraçit dhe sistemit të drejtësisë qe 16 vjet është fajtore si pozitë ashtu edhe opozitë të dobët.
Me shpërnguljen e popullatës nga Kosova,po i realizohen planet Serbisë me parullën “Vellika Serbija” Serbia e madhe!
-Këtë ma se miri i tregon fenomeni e boshatisjes së Kosovës nga populli ma vital për punë.Po i realizohen planet Serbisë që një ditë,pa popull nuk mundet t’i rezistohet nga shprehjet hegjemoniste të saj dhe antishqiptar. Zotërinj qeveritarë,po qe vazhdoni kështu me këtë politikë qyqare do ta rrezikoni edhe parlamentin nga një grusht serbësh unik që me një të ardhme të shkurt do të jenë faktor vegimtar për Kosovën.Ata po e shfrytëzojnë përçarjen e partive tuaja politike,të shumta në numër, po pa vlera në politikë,madje edhe si veprimtare,deri në ato islamike me aktivitete ekstremiste qe e mohojnë çdo gjë shqiptare. “Diasporën shqiptare ”, me gjithë kompleksivitetin e vet dhe zhgënjimin shumë vjeçar në qeveritë e Kosovës, ajo është thellë e indinjuar. Në këtë rast sa vjen e rritet akoma pakënaqësia duke konsideruar që të gjitha investimet e tyre në Kosovë janë të dështuara,mospërfillja e tyre gjatë pushimeve dhe vizitave në atdhe, keqtrajtimi i tyre nëpër pika kufitare ,(për një dokument terë familja ka pas rast qe e ka humbur pushimin pa kurrfarë arsye ku në shtetet perëndimore mund të zgjat vetëm 5 minuta rregullimi i tij )A do të mundin qytetarët e diasporës me i përballua këtij terrori psikik dhe fizik,le të mbetet ta shohim në të ardhmen,por me këtë politikë që ndiqet tani në “Shtetin tonë e pavarur të Kosovës” së përgjakur dhe të shtrenjtë e paguam ,ne të Diasporës. Prapë po ia lëmë kohës se apo del ndonjë forcë politike t’u ndalë hovin kësaj “Qeverie të Kosovës”apo për ndryshe do ta qoj popullin edhe ma thellë në qorrsokak duke u nxitur shpërngulja ,skamje dhe mjerimi…
Autori i letrës është gazetar,publicist,ish i burgosur politik,anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtareve,Artisteve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani,poet dhe veprimtar shumë vjeçar për Kosovën dhe humanitar me banim në Gjermani.