Letër e pabotuar nga arkivi i Sh. Gjecov Kryeziut.
23 Shtator 2024
Me rastin e “Vitit të 150 vjetorit te Lindjes”
Nga Pasuria qe njohim trashegimi e dorshkrimeve te pabotuara te Shtjeven Gjeov Kryeziut po shkepusim e publikojme ketu kete leter të nisur nga Prizreni për Sh. Gjecovin. Letra që ruhet nË Arkivin Qëndror te Shtetit Tiranë ka vlere per veprimtarine e tij dhe te patrioteve te tjere ne Prizren e me gjere.
“I nershmi zotni (Sh. Gjeçov)!
Por sa mrrina ktu i thirra t’kshtent e ju diftova letren e zotnisë juaj e shumë qefi ju a ba, pse murne vesh qi Shqypnija e mjer deritash e dame po fillon m’u afrue e si vllazen po i shtrimë doren njani tjetrit. I shndritshmi zotni Guerini me 18 t’kti mujit mrrini e i dulen t’gjithë perpara e n’konak ra tu Frano Boza.
T’Parët u mblodhnë e hinë e i thanë e i diftunë nevojt. Ipeshkvi ju pergjigj: hini n’kishë e ket punë ma leni mue, por ata ja pritne, se pa dalë murgeshat prej konakut s’munena me hi n’kishë. Kur ta shohish nuk kan faj, pse teper e kan marrë neper kam e poshtnue i huej, sa jan ba me dal fejet, por i Lumi Zot ka me ba mirë, sepse punët fort t’ngatrrueme jan.
Ty zoti t’ruejt megjithë ato shok qi kaq fort per ne jeni mundue, pse ndera e kombit t’onë kaq t’perbuzun po fillon me dal n’dritë. E unë gjithkuej i kam diftue punët e Z. Juej, e tan po gzohen qi n’Shqipni mu gjet ksi far gjinsh të menshëm e atdhetar
Prap si kan m’u ba punët kam me t’shkrue e me sajdi t’falem me shendet Gac Shestani.
Prizren, .. mars 1899
Pergatiti J. Brahaj