Letra – Kongresmeni Zeldin i shkruan Blinken: – E papranueshme që nuk më jepni informacion për rastin e Berishës
Letra – Kongresmeni Zeldin i shkruan Blinken: – E papranueshme që nuk më jepni informacion për rastin e Berishës
25 Nentor 2021
Kongresmeni amerikan Lee Zeldin, republikani që përfaqëson një rajon të Nju Jorkut, i ka shkruar një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku vazhdon të kërkojë informacione për rastin e liderit historik demokrat, Sali Berisha.
Në letër thuhet se janë bërë pesë muaj që kur ai ka bërë kërkesën për informacion, por nuk e ka marrë diçka të tillë. Zeldin i kujton Blinken se Kongresi e ka për detyrë të mbikëqyrë ekzekutivin, duke përfshirë edhe Departamentin e Shtetit.
Ai e akuzon Blinken se po ngadalëson një kërkesë të Kongresit për transparencë, duke theksuar se kjo është e papranueshme.
Në fund, Zeldin kërkon që kjo çështje të marrë vëmendjen e menjëhershme.
Kujtojmë se në një seancë të Kongresit në qershor, Zeldin ‘gozhdoi’ Blinken, duke kërkuar informacion specifik për vendimin ndaj Berishës.
Megjithatë Blinken u shmang pa iu përgjigjur pyetjeve direkte.
LETRA E PLOTE
Po ju shkruaj sot në vazhdim të letrës time të datës 27 gusht 2021, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin e duhur të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar informacionin që përshkruan “korrupsionin domethënëse” në lidhje me procesin që Departamenti i Shtetit ka përdorur për të sanksionuar Sali Berishën.
Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time origjinale, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur kam ngritur çështjen e sanksionimit të Sali Berishës gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.
Kongresi luan një rol të jashtëzakonshëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.
Duke pasur parasysh peshën e vendimit tuaj, ju kërkoj që t’i kushtoni kësaj çështjeje vëmendjen që meriton dhe pres përgjigjen tuaj të menjëhershme./Syri.net
Nga: By voal.ch