“Lëvizjet e Berishës rikthyen…” Arjan Curri: – PD ka hequr dorë nga manipulimi i brendshëm
“Lëvizjet e Berishës rikthyen…” Arjan Curri: – PD ka hequr dorë nga manipulimi i brendshëm
25 PRILL 2022
Analisti Arian Curri i ftuar në një emision televiziv, tha se Partia Demokratike me rikthimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, ka hequr dorë nga manipulimi i brendshëm i zgjedhjeve.
Curri theksoi se lëvizjet e Berishës rikthyen shpresën që Partia Demokratike prej vitesh nën udhëheqjen e Bashës, e kishte humbur.
“PD ka dy rrugë , të shpëtojë dinjitetin e vet, apo dhe dinjitetin e liderit të saj. Kjo po arrin të risjellë një shpresë që PD kishte vite e vite që e kishte humbur.
Njerëzit nuk kanë hequr dorë prej saj. Nëse s’do bëhej dhe kësaj radhe, mund të besoj që i ka ardhur fundi”, deklaroi Curri.
Gazeta Sot