Lezhë, përkujtohet 319-vjetori i Kuvendit të Arbrit
Lezhë, përkujtohet 319-vjetori i Kuvendit të Arbrit
15 Janar 2022
Është përkujtuar në Lezhë 319-vjetori i Kuvendit të Arbrit, me pjesëmarrjen e klerit katolik, historianëve dhe autoriteteve lokale. Kjo është ngjarja historike më e rëndësishme pas Besëlidhjes së Lezhës.
Lezha ka sjell në kujtesë Kuvendin e Arbrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar, pas Besëlidhjes së Skënderbeut. Në 319-vjetorin e këtij kuvendi në oborrin e kishës së “Shën Gjon Kryepremit” në Mërqi, u mbajt një ceremoni përkujtimore ku ishin të pranishëm historian e autoritete lokale, deputet e banor të zonës.
Përfaqësuesi i dioqezës së Lezhës Dom Angjelin Krygja u shpreh se Lezha ka ngjarje madhore në historinë e saj, të cilat nuk duhen harruar asnjëherë ndërsa kryebashkiaku Pjerin Ndreu garantoj mbështetje të vazhdueshme për nxjerrjen sa më shumë në pah të vlerave të kësaj zone.
“Kujtimi i kësaj date ku 319 vite më parë u organizua Kuvendi i Arbrit na sjell në vëmendje se sa e rëndësishme që të mos harrojmë ato ngjarje që ndryshojmë historinë e kombit”, u shpreh Dom Angjelin Krygja.
Ju shpreh gatishmërinë e bashkisë së Lezhës që gjithmonë do të jetë afër çdo projekti për të restauruar gjithçka ka të bëjë me vlerat tona historike”, tha Ndreu.
Kuvendi Kishtar i Arbrit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare Klementi XI.Ndër vendimet kryesore të marra ishin kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës.
Gazeta Shqiptarja.com