Lezhe: – Rënie drastike e numrit të shpendëve, shkak mbetet gjuetia e paligjshme
29 Shtator 2024
Këto foto e te tjera hasen e rëndom në rrjetet sociale qe tregojne gatime me shpene te eger kryesisht në profilet e restoranteve të ndryshme që kanë në menutë e tyre gatime me shpendë të egër.
Janë foto që dëshmojnë gjuetinë e paligjshme, fenomen që pavarësisht moratoriumit nuk është ndalur, të paktën në Lezhë,
Shqetësimi ngrihet edhe nga ekspertë të mjedisit të cilët përmendin të dhenat nga censet e viteve të fundit për të treguar rënien drastike të numrit të shpendëve. Një ndër shkaqet mbetet gjuetia e paligjshme
Jak Gjini shprehet se institucionet duhet të angazhohen më shumë në mbrojtjen e faunës së egër.
Në vitin 2022 ministria e turizmit vendosi të zgjasë edhe me 5 vite moratoriumin e gjuetisë me synim por pavarësisht vendimeve të qeverisë duket se duhet më tepër ndërgjegjësim ndër njerëz për mbrojtjen e faunës së egër./abcnews.al