
Libër Lutjesh Kishtare nga Manosi i Nikolicës së Korcës ne Muzeumin “Victoria & Albert” Londër

12 Nentor 2024
Nga Auron Tare
Muzeumi “Victoria & Albert” Londër dhe Manosi i Nikolicës së Korcës.
Ndër thesaret e grumbulluara nga Familja Mbretërore e Anglise dhe ekspozuar në Muzeumin e famshëm të “Victoria & Albert” gjëndet edhe një Libër Lutjesh Kishtare.
Kapaku prej argjendi dhe mjeshtëria e larte e gdhëndjes e bëjnë atë të denjë për një thesar mbretëror.


Ky Libër lutjesh është pjese e koleksioni të Mbretëreshës Viktoria. Kujtojmë se Mbretëresha Viktoria ishte ndoshta Mbretëresha e fundit e cila ishte në krye të Perandorisë më të madhe që ka njohur Bota. Apo Perandoria ku dielli nuk perëndonte kurrë.
Ndër shumë e shumë objekte të rralla që vinin nga cdo anë e kësaj Perandoria, Libri i Lutjeve qe ndodhet ne kete Koleksion vinte nga nje fshat i vogel ne kembet e Malit te Gramozit. Nikolices se Korces.
ne ekspoziten e ketij Koleksioni fatkeqesisht nuk kemi shume detaje se si ky Liber i rralle u gjend ne duart e Mbretereshes por fatmiresisht kemi emrin e mjeshtrit qe e punoi ate: Manos i Nikolices se Korces.
Mjeshtëri Manos ka humbur në mjegullën e kohës dhe të paktën unë nuk kam dëgjuar asgjë për të por mjeshtëria e tij e rrallë do të vazhdojë të ekspozohet në këtë Koleksion Mbretëror duke treguar mbi artin e mjeshtërve të dikurshëm në trojet tona.
Huazuar nga: FB Auron Tare