Libraria lundruese në Vlorë zgjon interesin e Ismail Kadaresë
24 Shtator 2022
Prej kohësh Ismail Kadare nuk ishte parë në publik. Por gjeniu i letrave shqipe duket se nuk i rezistoi mbërritjes në Vlorë të librarisë më të madhe lundruese në botë.
Shoqëruar nga Helena, bashkëudhëtarja në jetë po ashtu shkrimtare, ata ishin mysafirët specialë të stafit të anijes ‘Logos hope’.
Kjo ishte e para herë që autori i dhjetëra librave vizitonte një librari lundruese.
Miqtë specialë zhvilluan një tur në bordin e anijes si dhe u njohën me disa prej librave që shiten anekënd botës.
Mes 350 anëtarëve të ekuipazhit, gjashtë janë shtetas shqiptarë.
Ata rrëfyen eksperiencën e tyre në shpërndarjen e dijes dhe shpresës.
Anija është ankoruar në brigjet e Vlorës në datën 1 shtator.
Në bordin e saj gjenden të paktën 5000 tituj librash të ndryshëm, por të gjithë në gjuhën angleze.
Nga OraNews