8 Shkurt 2024

Në një vend ku sipas anketave del se më shumë se gjysma e qytetarëve nuk kanë kurrfarë raporti me librin, tetë librarët e sheshit të Prishtinës e ndiejnë direkt efektin, krahas botuesve.

Dy prej tyre thonë se janari ua dëshmon që janë në krizën më të thellë tash për tash e 25 vjet të veprimtarisë së tyre.

Numërojnë shkaqet teksa përmendin edhe liberalizimin e vizave.

Ka deri në pesë ditë pa shitur asnjë libër, dhe kjo për ta është njësi matëse e krizës.