Libri: “EMBLEMA SHQIPTARE”, i autorit Jaho Brahaj ne vitin e mbrapshte 1997.
Libri: “EMBLEMA SHQIPTARE”, i autorit Jaho Brahaj ne vitin e mbrapshte 1997.
Ne nje takim ne fillim veren e ’97 me Prof Dhimiter Shuteriqin, i thashe se jam ne perfundim te studimit monografik per Emblemat Shqiptare. Ai menjehere me tha – Ma sill ta shikoj, dhe mos prit po botoje, se kjo rremuje per vendin ka nevoje qe te njihet lexuesi me vlera te historise. Ne jemi popull me histori dhe personalitete ne histori. Te nesermen, mbaj mend se kemi qene bashke me Profesorin nga Ulqini Bahri Brisku, ja dorezova doreshkrimin qe ende nuk ishte i korigjuar. Prof. Shuteriqi pas tre ditesh me beri disa sugjerime dhe me tha, se duhet botuar, dhe per kete po ju pergatise dhe nje recense rekomanduese me vlersime, qe ta kesh per ndonje ndihme financiare per shtypin e librit monografik.
Nga kujtimet me Shuteriqin, mbaj mend, qe u gezua qe kisha te dokumentuar grafikishte Emblemen e Stemes se Araniteve. Me kete familje fisnike shqiptare zamadhe ai ishte marre per vite te tera dhe i kishte botuar fragmente te monograise. Me pyeti nese kisha hasur ne ndonje te re per Blloshmet, se ai mendonte se Blloshmet ishin trashegimtare te ndonje degezimi te Araniteve. Po ashtu, une i thashe qe recensen e “Emblemave” te ma jepte doreshkrim dhe une interesohesha per ta rradhitur ne kompjuter, te mos e lodhja ne moshen e Tij. – Jo, me tha, une te gjiha materialet e mija i daktilografoi vete me makine shkrimi, dhe po ta kerkoj dikush recensen per studimin tuaj, ajo do gjendet ne Dosje nr, 2 me titull “Recensa” ne Arkivin tim. Kishim filluar te ndjenim ate qe quhej ekonomi trugu, the i thashe qe mundet ti jepja dicka modeste per recencen. Mu pergjigj, – E kam kenaqesi te jape ndihmen per kete studim te kesaj disiplne qe eshte e muguar tek ne. E edhe ne promovimin e librit me kenaqesi, mori bastunin erdhi dhe foli.
Takova dhe mikun Prof. Ferit Duka, i cili u entusiazmu per librin, dhe e miratoj porosine e Prof, Shuterqit dhe tha, se po ju hartoj recensen. Gjate ketyre diteve permirsova disa ilustrime grafike me ndihmen e skulptorit Jusuf Shahini. Dhe monografija “Emblema Shqiptare”, mori formen per botim. Ne dy tri fondacione kerkova ndihme finaciare per shpenzimet e shtypit, por pa pergjigje. I kerkova Shtypshkronjes Eurorilindja te me pergatiste nje preventiv te shpenzimeve te shtypit, dhe ajo ma dha shifren. Kurse i ndjeri piktor grafist nga Kosova Ibrahim Rudi mori persiper faqosjen, ishte mjeshter ne kete drejtim, Fatos Palushi me shume deshire pergatiti kopertinen.
Pra me entusiazmin dhe porosite qe me dhane Shuteriqi dhe Ferit Duka u ndergjegjesova qe koha e trazuar e kerkonte te botohej shpejt ky studim monografik. Me ndihmen e familjes sigurova gjysmen e shumes per shtypin dhe librin (dorshkrimin) e dorzova bashke me gjysmen e shumes tek Administrata e shtypshkronjes. Librin doreshkrim e shikoj Sabaudin Krasniqi dhe mbrenda dites e kishin pare Skender Zogaj, Mehmet Kraja, e me thane edhe disa te tjere intelektuale Kosovar, qe ishin nee Tirane etj. Te nesermen Administratore Shpresa me tha, se per shtypin, kestin e dyte kane rene dakort qe te mos e paguash, por disa kopje do ja japesh per shperndarje Eurorilindjes. Dakort, bile Skender Zogaj ma vone me thote, se pasi u pa libri, ishte rene dakort, qe gjithe shpenzimet i mori persiper Eurorilindja, por kjo gja mbeti ashtu.
Mbaj mend qe libri u shtyp brenda tre ditesh me entusiazmin e punonjesve te shtypshkronjes dhe ne perkujdesjen e Ibrahim Rudit dhe te Fatos Palushit. Isha konsoliduar me shoke qe libri te qarkullonte pasi ti behej promovimi, pork kjo nuk u realize, sepse libri ishte shperndare tek Kosovaret me shpejtesi nga redaksia e Eurorilindjes. Ato dite takoj Artistin e Merituar Rakip Zeneli, kemi qene ne kafe dhe me piktorin Ndini Bardhi. Me kerkoi nje kopje, se e kishte pa librin dhe mori persiper vullnetarisht te me realizonte nje material te shkurter video (si dinte mjeshtrishte ti pergatiste ai) dhe me tha, se do ishte gati te jepte edhe ndihme per pomovimin. Ditet kaluan, dhe promovimi u be me 7 tetor 1997. Ne ceremonine e promovimit folen Moikom Zeqo, Prof. Dhimiter Shuteriqi, Prof. Lucie Nadin, qe ishte entusiasmuar nga pasurija e gjurmimeve te dokumenteve, Prof Ferit Duka, Dr. Pal Doci etj. Ishte i pranishem dhe punonjesi i Preidences se Republikes i ngarkuar me shtypin. Kete te fundit po e permend se gjate bisedes ne koktejlin e thjeshte me kete rast qe e pergati Lumja, Dhimiter Shuteriqi i tha punonjesit te Presidences, se per kete botim, me shume per momentn ku jemi si popullsi, Jaho meriton te dekorohet. U habita per kete vleresim nga Shuteriqi, se ai ne kete drejtim ishte shume i kursyer.
Libri u shpernda tashme neper librarite e Tiranes. Mbaj mend se kopje te shmta per shperndarje i kisha lene ne banesen e Petro Luarasit, se e kishte shtepine ne qender te Tiranes dhe fisnikerishte asnjehere nuk u bezdisen kur shkoja dhe terhiqja kopjet per shperndarje. Nga 1800 kopje qe kisha, mbrenda tre muajsh u shiten te gjitha.
Ne tetor u organizua Panairi I Librit ne Munih Gjermani. Shqiperia ne kete panair kishte marre pjese qe ne vitet ’70 te shekullit te kaluar. Ne ’97 nuk “kishim” qeveri dhe asnje organizim shteteror per kete panair. Ne kronikat qe u dhane per kete panair u befasova, kur Librin EMBLEMAT e shikova te ekspozuar ne stendat e ketij panairi, kosovaret kishin organizuar stenden e Librit Shqip.
Deri me sot jane shkruar shume shkrime recensa per kete studim, por vleresimi erdhi po ate vit. Ministria e Kultures Tirane dhe Akademia e Shkencave ne vazhdim te tradites se “Cmimeve te Republikes” shpalli konkursin per studimet monograike Shkencore Historike te botuara nga autoret shqiptare gjate pese viteve 1992-1997. Nje Juri e perbere nga 17 Prof. dhe Dr. e krijuar me kete rast ne emer te Akademise se Shkencave Tirane, me vleresoi me Cmim, qe ishte i barazvlefshem me Cmimin e Republikes. Isha dhe jam i gezuar qe puna dhe perkushtimi, por edhe sugjerimin dhe perkrahjen per ta botuar sipas porosise se mendjeve te ndritura te studimeve shqiptare ne ato kushte anormale e dha vlersimin.
Nga Blloku i Kujtimeve te autorit.